Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrau teknologun para një viti në Ballsh, celulari “tradhton” kriminelin

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrau teknologun para një viti në Ballsh, celulari “tradhton” kriminelin

Zbardhet pas pothuajse një viti vrasja e një 57-vjeçari në Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor 2016, kur një bari gjeti trupin e pajetë të Shefo Durajt, teknolog i uzinës së Naftës në Ballsh, në pyllin e fshatit Kalenjë.

Pas një sërë hetimesh, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, i cili është identifikuar si shtetasi F.Y, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Ajo që ka “tradhtuar” autorin e vrasjes është celulari i viktimës, i cili i është gjetur dhe sekuestruar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier

Policia zbardh një vrasje të ndodhur në Nëntor të vitit 2016.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P Fier dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Kalenjë, Mallakastër ku në datën 29.11.2016 në pyllin e këtij fshati u gjend nga një bari kufoma e shtetasit Sh.D.

Shtetasi Sh.D, 57 vjeç, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që më datë 14.11.2016.

Pas një punë operative dhe hetimore intensive, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, me dokumentimin e kësaj ngjarje, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shkunjëza”.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

F.Y, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier në datën 09.10.2017 ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje me dashje” pasi shtetasi F.Y është autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Sh.D.

Në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuar i është gjetur celulari i viktimës.

Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Tags: “vrau"BallshcelularikrimineliteknologunZbardhet

TË LIDHURA

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC
Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

10:53 | 06/03/2026
Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Aktualitet

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

10:18 | 06/03/2026
Next Post
Vuajtëm përballë Shqipërisë si të ishte Brazili

Vuajtëm përballë Shqipërisë si të ishte Brazili

Penguan gazetarët të futen në Butrint, ja çfarë thotë dhe kërkon UGSH

Penguan gazetarët të futen në Butrint, ja çfarë thotë dhe kërkon UGSH

Turpërohet Shqipëria U-19, pëson 7 gola

Turpërohet Shqipëria U-19, pëson 7 gola







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC
Aktualitet

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC

by mirseda
10:53 | 06/03/2026
0

Në procesin ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për herë të parë SPAK ka relatuar komunikimet në...

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

10:49 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

10:18 | 06/03/2026
Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

10:05 | 06/03/2026
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

09:56 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com