Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasjet e fundit/ E përbashkëta e Çakës, Birçajt e Troqes

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasjet e fundit/ E përbashkëta e Çakës, Birçajt e Troqes

Nuk ka asnjë lajm për njohjen mes tyre, të tre viktimave nga atentate të mirëstudiuara,- Everest Çakës në Elbasan dhe Bledar Birçajt e Delion Troqes në Vlorë. Madje, nuk ka asnjë hetim që të lidhë me njëra-tjetrën ngjarjet.

Por gjithsesi ata kanë tashmë një të përbashkët, janë ekzekutuar pak kohë pasi kanë mbërritur në Shqipëri nga Spanja. Ndaj, për të tre rastet, një nga pistat e hetimit është përfshirja e mundshme në aktivitete kriminale në këtë vend, arsye që dyshohet se mund të ketë sjellë larjen e hesapeve në Shqipëri.

Vrasja e Birçajt

I pari që humbi jetën në Vlorë, më 10 maj ishte Bledar Birçaj. Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 40-vjeçari Bledar Birçaj po lëvizte me makinën tip BMW dhe i dolën në pritë.

Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, Bledar Birçaj u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda, dhe ndërroi jetë. 40-vjeçari ishte pronar i një bar-kafe në qytetin e Vlorës. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja. Emri i tij nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e “arrestit me burg”, me afat 45 ditë. Gjithashtu, edhe në vitin 2010, Birçaj së bashku me vëllanë e tij dhunuan juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë, Prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Vrasja e Çakës

Në 11 maj, pra një ditë pas vrasjes së Birçajt në Vlorë, në Elbasan u ekzekutua Everest Çaka në sy të gruas. Çifti kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja. Hetuesit thanë se janë 3 pista hetimi për këtë ngjarje, nisur edhe nga e kaluara e viktimës. Përplasja mes grupeve kriminale, hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës, janë pistat ku janë përqendruar për momentin hetimet.

14 vite më parë, vëllai i viktimës, Alfons Çaka, i njohur si “Nocja”, do ekzekutohej në Barcelonë të Spanjës, por pas 4 vitesh, në vitin 2011, tek ura e Zaranikës u ekzekutua Gëzim Alikajt. Për këtë ngjarje, u akuzua 41-vjeçari Everest Çaka, por akuzat nuk u provuan kurrë. Ndërkohë rreth 4 muaj më parë, po në Spanje do vritej edhe Florenc Alikaj (vëllai i Gëzim Alikajt), vetëm pak muaj pasi kishte dalë nga burgu.

Gjithashtu Çaka u dyshua edhe për masakrën e familjes Muhameti, të cilët në nëntor të vitit 2011 u ekzekutuan me nga një plumb në kokë: Emin Xhelal dhe Pëllumb Muhameti, vëllezërit dhe babai i “Nel Camit”, edhe ky kundërshtar i familjes Caka. Por nuk përjashtohet as përplasja mes grupeve, pasi Çaka është djali i tezes së Arjan Spahiut, i cili u ekzekutua në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Indrit dhe Erion Alibej. I pari i ekzekutuar në atentatin e dyfishtë, ndërsa i dyti i arrestuar si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.

Vrasja e Troqes

Pa u shuar jehona e vrasjes së Birçajt dhe Çakës, mbrëmjen e së premtes u ekzekutua edhe Delion Troqe me 10 plumba në trup, duke mbetur i vdekur në vend. 38-vjeçari është qëlluar para pallatit të Sportit në Vlorë, ndërkohë që policia njoftoi pak më vonë se një makinë ishte gjetur e djegur në zonën e “Sherishtës” në Vlorë. Edhe ai, vetëm pak kohë që ishte kthyer po nga Spanja.

Më parë, Troqe ka qenë i dënuar për drogë, ndërsa gjatë verës kur kthehej nga Spanja punonte me skaf me turistët në rivierën e jugut. Në vitin 2018, Troqes iu rrëmbye një kushëri në mes të Vlorës, Ervis Troqe, një ngjarje që edhe sot ka mbetur e pazbardhur e që askush nuk di asgjë për të. /TIRANA TODAY

Tags: Bledar BirçajDelion Troqeeverest caka

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Arrestohet kryeinspektori dhe punonjësi i Bashkisë, dy zyrtarë në kërkim

Arrestohet kryeinspektori dhe punonjësi i Bashkisë, dy zyrtarë në kërkim

“S’jam këtu për tu pasuruar”, Agron Shehaj sfidon Bashën

“S’jam këtu për tu pasuruar”, Agron Shehaj sfidon Bashën

Ngjarje e rëndë/ Dhunoi mjekun brenda spitalit, pranga agresorit

Ngjarje e rëndë/ Dhunoi mjekun brenda spitalit, pranga agresorit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com