Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja në Durrës, misteret që fshihen pas krimit të rëndë, 5 pyetjet që ende s’kanë përgjigje

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Vrasja në Durrës, misteret që fshihen pas krimit të rëndë, 5 pyetjet që ende s’kanë përgjigje

Pas krimit të rëndë në familje të vrasjes dhe groposjes së 50 vjeçarit Pëllumb Meta në fshatin Shënvlash të Durrësit ka shumë pikëpyetje për të cilët duhet të marrin përgjigje.

Të gjithë pjesëtarët e familjes Meta ndodhen në komisariat dhe po merren në pyetje pasi dyshohet se krimi nuk mund të jetë kryer vetëm nga 19 vjeçarja student e Gjuhëve të Huaja në Tiranë edhe pse kjo e fundit e ka marrë përsipër. Policia dyshon se ajo është ndimuar nga anëtarë të tjerë të familjes e të gjithë fshehin krimin që mendohet se ka ndodhur më 10 shkurt.

Vajza nuk ka shfaqur pendesë as në momentin kur sot në mesditë u rikthye në vendngjarje për ti treguar policisë si e kishte vepruar. Ndërsa gjatë rrëfimit të saj është lënë të kuptohet dhuna fizike dhe psikologjike që babai ushtronte në familje.

Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim.Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë’ mësohet të ketë thënë ajo

Dyshime se pas kësaj ngjarje të rëndë fshihen dhe persona të tjerë kanë dhe fqinjët, apo të afërmit të cilët e njohin Hygertën si një vajzë e urtë që

“ Ajo vajza nuk mbyt dot një pulë jo një njeri’ thotë vjehrri i motrës së madhe të 19 vjeçares
S’ma merr mendja se ka vepruar vetëm. Nuk është gjigande” thotë një fqinj.
Pyetjet që duan përgjigje

Kur ka ndodhur vrasja?
Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se vrasja është kryer me datën 10 shkurt pra 3 ditë para denoncimit të të birit Hysen Meta. Ky i fundit para se të bënte denoncimin në polici kishte folur me një fqinj të cilit I ka thënë se i ati kishte 3 ditë që nuk e gjente dhe e ka sugjeruar të bëjë denoncimin, pra më 13 shkurt ora 22:30. Ndërsa më 23 shkurt policia arrestoi vajzën e cila ka vendosur të marrë përsipër krimin.

Çfarë ka deklaruar vajza për ditën e vrasjes?

“Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf, pastaj me fasho e në fund me qese” ka treguar ajo për policinë
Si mundet një vajzë vetëm 19 vjeçe të zhvendosë një trup 90 kg 100 metra, të hapë gropën e vetme dhe ta varrosë?
Trupi i viktimës është transportuar rreth 70- 100 metra nga vendi i vrasjes, ç’ka lë dyshime të forta se ajo nuk ka qenë e vetme. Burri peshonte rreth 90 kg dhe transporti i një trupi të vdekur me këtë peshë nga vajza që nga pamja duket e imët duket e pamundur. Gjithashtu burri është zhveshur dhe është paketuar me plasmas dhe është varrosur 1,5 m thellë çka përsëri është e dyshimtë ta ketë bërë vajza vetë

Kush e lëvizi makinë?
Në dëshminë e tyre në polici kanë thënë se babai është larguar me makinë nga shtëpia për në punë dhe nuk është kthyer. Djali ka dëshmuar në polici se babai ka ikur me makinë në datën 10 shkurt por nga kamerat ka rezultuar se makina ka lëvizur në datën 11 shkurt. Nga hetimet mendohet se makina është lëvizur nga anëtarë të familjes dhe është dërguar në sektorin Rinia ku dhe është gjetur e braktisur. Po bëhen dhe verifikimet e shenjave të gishtërinjve për të parë nëse ngjarja ka lidhje me djalin e madh Hysen Meta apo persona të tjerë.

Ku ndodhet arma?
Pëllumb Meta ka marrë 4 plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Ende nuk është gjetur arma. Vajza ka deklaruar se armën e ka hedhur buzë detit.
Policia ka dyshime dhe tek pretendimi i vajzës se krimin e ka kryer se ati donte ta martonte me një emigrant në Itali pa dëshirën e saj. Ata po hetojnë intensivisht për ta zbardhur dhe misteret që fshihen pas krimit për të cilin një vajzë vetëm 19 vjeçe ka pranuar ta marrë përsipër.

TË LIDHURA

Zjarr masiv në Skuraj të Kurbinit! Flakët përhapen shpejt për shkak të erës së fortë
Aktualitet

Zjarr masiv në Skuraj të Kurbinit! Flakët përhapen shpejt për shkak të erës së fortë

20:31 | 11/07/2025
U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani
Aktualitet

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

19:10 | 11/07/2025
Rama paralajmëron tregtarët pa faturë: Nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi!
Aktualitet

Rama paralajmëron tregtarët pa faturë: Nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi!

18:35 | 11/07/2025
Next Post
E gjithë familja Meta e dyshuar! Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Durrës, 7 persona të shoqëruar

E gjithë familja Meta e dyshuar! Zbardhen detaje të reja nga krimi horror në Durrës, 7 persona të shoqëruar

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, arrestohet vëllai i madh i 19-vjeçares, ja çfarë dyshon policia

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, arrestohet vëllai i madh i 19-vjeçares, ja çfarë dyshon policia

Aksident fatal në Berat, 65-vjeçari humb jetën pasi u aksidentua me motor

E trishtë, e kërkonin prej rreth 25 ditësh, 44-vjeçari gjendet i vetëvarur

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ja se si shpjegohet që Brazili nxjerr me shumë talente në futboll
Sport

Ja se si shpjegohet që Brazili nxjerr me shumë talente në futboll

by mirseda
20:44 | 11/07/2025
0

Futbolli është sporti më i dashur në Brazil dhe një mënyrë jetese për shumë njerëz. Ekipi kombëtar...

Rojet e QKUK-së në grevë 5-orëshe derisa të kryhet tenderi

Rojet e QKUK-së në grevë 5-orëshe derisa të kryhet tenderi

20:41 | 11/07/2025
Izraeli kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB në Gaza

Izraeli kërcënon të sulmojë zonën ku ndodhet ndërtesa qendrore e OKB në Gaza

20:35 | 11/07/2025
Zjarr masiv në Skuraj të Kurbinit! Flakët përhapen shpejt për shkak të erës së fortë

Zjarr masiv në Skuraj të Kurbinit! Flakët përhapen shpejt për shkak të erës së fortë

20:31 | 11/07/2025
Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

19:49 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com