Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja në burgun e Peqinit, Sindikata e Burgjeve: Përgjegjësit duhet të përgjigjen personalisht para ligjit

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Vrasja në burgun e Peqinit, Sindikata e Burgjeve: Përgjegjësit duhet të përgjigjen personalisht para ligjit

Një vrasje e mirëorganizuar u shënua sot brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e e dy turistëve çekë, 8 vjet më parë, ka vrarë Arben Lleshin ndërsa ka mbetur i plagosur dhe Indrit Shaqja. Edhe këta dy të fundit janë persona të dënuar me burg përjetë.

Sokol Mjacaj ka dalë nga qelia e vetë, ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjat dhe ka qëlluar ndaj të dyve. Ai përdori një pistoletë të futur brenda burgut, me të cilën qëlloi tri herë nga dritarja e qelisë së Lleshit, që u prek nga një plumb në qafë dhe një në gjoks e më pas humbi jetën në spital. I plagosur mbeti edhe shoku i qelisë, i dënuari tjetër Indrit Shaqja, i cili u prek nga një plumb në mënyrë aksidentale.

Autori i ngjarjes së rëndë, Sokol Mjacaj, është neutralizuar rreth një orë pas ngjarjes së rëndë. Pas të shtënave me armë ai u izolua në një ambient të burgut ku ka kërcënuar se do vriste persona të tjerë me armën që kishte në dorë nëse nu ki garantohej jeta. Drejt burgut të Peqinit shkuan forca shtesë të policisë së burgjeve, efektiva të rendit dhe forcat speciale RENEA. Autori i vrasjes negocioi me drejtorin e burgut te Peqinit dhe drejtorin e përgjithshëm admir Abrija që mbërriti në vendin e ngjarjes. Pas negociatave me ta, Mjacaj hodhi armën dhe me një palë pranga lidhi veten në kangjellat e qelisë dhe priti arrestimin. Rreth orës 16.00 ministria e Drejtësisë bëri të ditur se autori i vrasjes Sokol Mjacaj ishte arrestuar e shoqëruar në policinë e Elbasanit ku po merrej në pyetje nga prokurorët që kryen hetimet në vendin e ngjarjes.

Sindikata e Burgjeve ka reaguar mbi vrasjen dhe plagosjen e ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku tashmë autori Sokol Mjacaj është neutralizuar dhe po merret në pyetje për ekzekutimin e Arben Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqjas.

Sa i takon ngjarjes, Sindikata e Burgjeve deklaron se për ngjarjen e ndodhur do të përgjigjen personalisht personat përgjegjës dhe se nuk ka përse të bëhen fajtorë mijëra punonjës të burgjeve. Në përfundim të deklaratës theksohet hetimet do të japin detaje mbi paaftësinë për ruajtjen e perimetri të sigurisë së burgut.

Reagimi i plotë:

Situata mediatike e krijuar mbi ngjarjen e ndodhur sot në Ievp Peqin, na detyron të reagojmë në qartësimin e disa çeshtjeve që kanë të bëjnë me dinamikën e ngarkesës së punës në sistemin penitenciar shqiptar.

Reagimi në media dhe folklorizmat politike të sotme, nuk ja kanë idenë e sakrificës së mijëra punonjësve civilë e me uniformë, që çdo ditë përballen me mbinkarkesë pune e shërbimi nëpër burgje. As për presionin e stresin që u shkaktohet çdo moment nga bota e krimit, për shkak të detyrës e zbatimit të ligjit.

Kishte gati 25 vite që sistemi notonte në situata të turbullta, herë pozitive e shumë herë të tjera në keqmenaxhim e demotivim të burimeve njerëzore. Në fund të vitit 2021 ndodhi ndryshimi që pritej prej kohësh, filloi një epokë e re transformimi pozitiv në drejtim të përmirësimit rrënjësor të pagave e trajtimit dinjitoz të punonjësve. Brenda një harku kohor 2 vjeçar u rritën pagat, u dha shpërblim fundviti pas shumë vitesh harrese, u ndryshua ligji për ti dhënë dinjitet Policisë së Burgjeve, tani po kurorëzohet dhënja e uniformës së re e të plotë, po përfundon me sukses proçesi i transportit të stafit nga banesa për në vendin e punës, po finalizohet struktura e re bashkë me gradat si dhe vitin tjetër nis trajtimi ushqimor, pa harruar rritjen e deklaruar me 10% të pagës për gjithë policinë! Kjo nuk erdhi nga qielli e as nuk ndodhi si kontribut i disa”analistëve folklorikë”, që kohë më parë “kontribuan” në dobësimin e sistemit.

Ngjarja që ka ndodhur ka përgjegjës direkt, të cilët duhet të përgjigjen personalisht para ligjit.

Janë organi i akuzës dhe shërbimet e specializuara inteligjente, të cilët do dalin me konkluzione konkrete pas hetimeve mbi shkaqet e shkaktarët e ngjarjes së ndodhur. Asnjë ngjarje apo situatë e krijuar, nuk mund të hedhë baltë mbi mijëra punonjës të ndershëm dhe as mbi drejtuesit e burgjeve, të cilët sollën frymë europiane në sistem.

Është koha që politika e publiku të jenë në krah të Policisë së Burgjeve, në mbështetje të hetimit ligjor dhe jo të përdorimit mediatik sipas rastit e interesit. Ai që ka përgjegjësinë direkte për implikimin apo paaftësinë e ruajtjes së perimetrit të sigurisë në këtë institucion, do dalë pas hetimit profesionale të organeve ligjzbatuese.

Sindikata shpreh mbështetje e bashkëpunim që kjo klimë pozitive e ndryshimit rrënjësor shumplanësh, të vazhdojë në vijim e në favor të të drejtave social-ekonomike të punonjësve, si motivim kryesor në zbatimin e detyrës sipas Ligjit!

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
“Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë”, aludimet pas ekzekutimit të Liridona Ademajt, reagon ashpër edhe vëllai i Behgjet Pacollit

"Ka ardhur pika kur këtyre idiotëve tu tregojmë”, aludimet pas ekzekutimit të Liridona Ademajt, reagon ashpër edhe vëllai i Behgjet Pacollit

Alarm në burgjet e sigurisë së lartë, Forcat Operacionale bëjnë lëvizjen urgjente

Alarm në burgjet e sigurisë së lartë, Forcat Operacionale bëjnë lëvizjen urgjente

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e shtunë 16 dhjetor 2023

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com