Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e pronarit të karburantit në Sarandë, Gjykata jep masat për dy të akuzuarit

3 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Janë zhvilluar mesditën e sotme, njëra pas tjetrës, seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe 50-vjeçarit Tori Ruci alias Viktor Ruci.

Ishte pikërisht konflikti i pronësisë së këtyre dy personave, për një Beach-Bar në bregdetin e Bashkisë Himarë, ai që degjeneroi më pas në sherr me sende të forta e deri në vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e 7 majit në Gjashtë të Sarandës

I pari që doli para togave të zeza ishte 50-vjeçari Tori Ruci. Ai ishte ndaluar nga policia ditën e shtunë, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Moskallzim i krimit”. Gjatë seancës për verifikimin e kushteve e kritereve të zbatimit të masës, Gjyqtari Mikel Hysometaj vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi ”, duke detyruar të dyshuarin të mos largohet nga banesa e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ruci rezulton i dënuar edhe më parë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Më pas prokurorja e çështjes Armida Kaçi dhe gjyqtari Mikel Hysometaj u zhvendosëm në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, ku mbahet i shtruar nën masa sigurie, 31-vjeçari Kostandin Vogli, i plagosur me armë zjarri në këmbë. Prokurorja kishte ngritur ndaj tij tre akuza, konkretisht “Moskallzim i krimit”, “Shkatërrim i pronës” kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja” e kryer në bashkëounim. Gjyqtari Mikel Hysometaj pranoi kërkesën e Prokurores Kaçi për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj 31-vjeçarit. Megjithëse masa u caktua për akuzat e ngritura nga Prokuroria, Gjykata ndau një qëndrim të kundërt me Prokurorin sa i përket çështjes veshjes së faktit juridik.
Për Gjykatën cilësimi i duhur ligjor deri në këto momente, mbi bazën e akteve të paraqitura, duhet të ishte “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Moskallëzim i krimit” dhe “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim.

TË LIDHURA

Aktualitet

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

17:17 | 04/06/2026
Aktualitet

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026
Aktualitet

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026
Next Post

Vdes oficeri spanjoll gjatë evakuimit të pasagjerëve nga anija me hantavirus në Tenerife

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Filloi të na pikojë kondicioneri, Meta është në top formë

Hoxha takon Schieder pas rezolutës së PE: Mesazh inkurajues për integrimin e Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bardhi për Zvërnecin: Rama të tregojë pronarët fundorë të projektit

by mirseda
17:17 | 04/06/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza mjaft të rënda nga foltorja...

“Edhe na po çohena!”/ Shkodra Elektronike i bashkohet protestës për Zvërnecin

17:02 | 04/06/2026

Braçe: Greqia po mban padrejtësisht sigurimet e shqiptarëve

16:58 | 04/06/2026

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon

16:38 | 04/06/2026

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Hita zbardh detaje nga vrasja e efektivit në Maliq

16:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com