Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është një kambanë alarmi.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Çela theksoi se duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë në institucionet e drejtësisë.
“Vrasja e Astrit Kalasë, ngjarja e rëndë, është një nxitje për të vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë.
Disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit.
Ka nevojë për një rikonceptim për çështjen e sigurisë për prokurorët dhe gjyqtarët.
Do të kemi disa kërkesa për Kuvendin që do i bëjmë të njohura”, tha Çela.















