Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari Ardian Isufi vodhi një automjet, duke u shpallur në kërkim.
Arratia e tij ka zgjatur vetëm disa orë.
Isufi është vënë në pranga në autobusin e linjës Pogradec-Tiranë.
I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.
Këtë herë ‘gjahu’ i tij ka qenë një mjet Ford Fiesta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës ‘Raqi Qirinxhi’ pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.
Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.
Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiesta që kalonte në aksin rrugor Korçë- Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policinë që tashmë është në kërkim të tij