Sapo ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për Martin Kapllanaj, djalin minoren i cili grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë. Gjykata vendosi arrest me burg për të.
Kapllanaj i lindur më 23/ 12/ 2003 është 17-vjeç momentalisht për këtë arsye seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj, që merret me çështjet e minorenëve. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Në fillim të prillit rreth datës 7, sipas burimeve, familjarët kanë bërë denoncimin në polici pasi djali sipas tyre ka qenë i pleksur në shoqëri të keqe. Ata dyshonin se Martini 17-vjeç ishte pjesë e një grupi grabitësish kryesisht adoleshentë që drejtohen nga të tjerët.
Sipas Burimeve në policinë e Vlorës familjarët e Kapllanajt pak ditë para ngjarjes kanë bërë denoncim në polici pasi i mituri ishte prej ditësh i larguar nga shtëpia. Mësohet se djali 17-vjeç jetonte me shokët e tij në banesë në Vlorë ditë para ngjarjes.