Mesdita e sotme në qytetin e Vlorës ka shënuar zyrtarisht startimin e turizmit veror.
Në portin e qytetit bregdetar, rreth orës 13:00 ka mbërritur një kroçerë me 148 turistë gjermanë.
Kroçera “La belle de l’Adriatique”, tashmë, e ka shndërruar këtë qytet në një destinacion të përhershëm, në guidat e saj turistike.
Turistët që ndalen në portin e qytetit jugor, zakonisht kanë në guidën e tyre edhe destinacione të tjera për të vizituar, përveç Vlorës, siç janë Apolonia në Fier dhe qyteti i Beratit.
Nga ana tjetër, autoritetet portuale kanë bërë të ditur për mediat lokale se numri i agjencive, të cilat kanë një kontratë me portin për marrjen e turistëve, sivjet pothuajse është dyfishuar.