Deputeti socialist,Vladimir Kosta nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka reaguar ashpër për listat e kandidatëve për deputetë të PS-së.
Kosta shprehet se pasi janë hequr deputetët e ndershëm nga lista, “janë turrur grabitësit që ndajnë zonat për vjedhjet që do bëhen pas zgjedhjeve”.
Gjithashtu, ai nuk nguron të ironizojë krizën dhe deputetin e PS-së Erion Braçe.
Statusi i plotë
Vuajtjet e shumicës, pasurojnë hajdutët në pakicë!
Pasi u hoqën deputetët e ndershëm janë turrur grabitësit dhe po ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve. Sigurisht çdo gjë po bëhet gjasme në emër të idealeve dhe partisë.
Edhe mashtruesit paskan “parime”, po grabisin në emër të Shqipërisë që ATA duan.
Në emër të shqiptarëve ,të marrë fund kjo krizë, partia socialiste të zgjedhë Erion Braçen Kryeministër.