Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vjosa Osmani mban sot fjalim para parlamentit evropian

3 vjet ago
in Aktualitet, Rajoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Strasburg do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe do të flasë para deputetëve të Parlamentit në një seancë plenare.

Sipas paralajmërimeve nga Parlamenti Evropian, temat e diskutimeve edhe në takimin dypalësh Osmani-Metsola edhe në debatin në seancën plenare, do të jenë raportet mes Kosovës dhe BE-së, mbështetja që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit, por edhe situata aktuale në Kosovë dhe procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë.

Vizita e presidentes Osmani ishte caktuar para më shumë se një muaj dhe zhvillohet në një situatë kur raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian janë në një fazë të vështirë.

Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën përgjegjëse për nxitjen e tensioneve në pjesën veriore të vendit dhe për mospërfillje të kërkesave për ndërmarrjen e hapave për uljen e këtyre tensioneve.

Si pasojë, kabineti i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel, ka përgatitur dhe i ka ndarë me shtetet anëtare disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur Kosovën prej kur ajo kishte shpallur pavarësinë.

Parlamenti në disa Rezoluta kishte bërë ftesë që 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo thirrje ishte përsëritur edhe në Rezolutën e fundit për Kosovën që Parlamenti Evropian e kishte miratuar më 10 maj. Por, rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë fuqi obliguese për vendet anëtare të BE-së.

Gjatë vizitës së saj në Strasburg, Osmani ka zhvilluar takime edhe në Këshillin e Evropës.

Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e kësaj organizate para një viti. Muajin e shkuar nisi procedura formale për pranimin e Kosovës në këtë institucion.

Osmani është takuar edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Buriq-Pejçinoviq.

Presidentja e Kosovës në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e vendit për të përmbushur kriteret e nevojshme, për të respektuar vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa e ka quajtur si shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./REL

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Rama kërkon një rol që Kurti nuk ia jep, konteksti i krizës mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës

“SPAK bëhet gati për Oltën!” Paralajmëron gazetari: Nuk po flas për Oltën e Big Brother jo

Zgjedhjet për kryetarin e ri, nesër mblidhet kryesia e PD-së, çfarë pritet të ndodh







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com