Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vjen vendimi i papritur/ Haga: Sheshel shpallet kriminel lufte

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Vjen vendimi i papritur/ Haga: Sheshel shpallet kriminel lufte

Vojislav Shesheli është dënuar përfundimisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse në shkallën e parë ishte shpallur i lirë ndaj akuzave për krime në Bosnjë-Hecegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ditën e fundit të marsit 2016, ai ishte shpallur i pafajshëm dhe ishte liruar nga gjykatësi francez Jean-Claude Antonetti.

Në shpjegimin e vendimit Antonetti tha se Shesheli “nuk ishte udhëheqës i vullnetarëve të partisë së tij, Partia Radikale Serbe, sepse ata kanë qenë nën komandën e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ)”. Gjykata asokohe konstatoi se nuk ka ndonjë lidhje konkrete mes “gjuhës së urrejtjes” së Sheshelit me krimet e bëra.

Mungesa e dëshmive

Dy gjykatës të trupit gjykues – kryesuesi Antonetti dhe gjykatësi nga Senegali Niang – ishin të mendimit se Shesheli është i pafajshëm. Ndërsa anëtarja e tretë e trupit gjykues, italinja Flavia Lattanzi kundërshtoi rreptë këtë vendim duke thënë se “vendimi lirues për Sheshelin është një gabim i madh dhe i pavlefshëm”.

Prokuroria e mllefosur me këtë vendim, menjëherë është ankuar, sepse ajo ka paraqitur dëshmi për përgjegjësinë e Sheshelit për krime, vrasje, përndjekje dhe propagandë kundër myslimanëve. Me gjuhën e tij të urrejtjes, Shesheli ka nxitur drejtpërdrejt krimet e bëra në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. Në Kroaci gjatë luftës janë vrarë 20.000, ndërsa në B-H mbi 100.000 persona. 72 dëshmitarët e nxjerrë në procesin kundër Sheshelit para Tribunalit të Hagës për krime në ish-Jugosllavi, kanë paraqitur shumë argumente për përgjegjësinë e Sheshelit për krimet e bëra nga Lëvizja çetnike serbe, të cilën ka udhëhequr ai në B-H, Vukovar, Bijeljinë, Brçko, Nevesinje, në afëri të Mostarit dhe në zonën e Sarajevës. Prokuroria kishte kërkuar denim prej 28 vjet heqje lirie.

Ndaj prokuroria është ankuar menjëherë dhe ne rishqyrtimin e rastit në dhjetor të vitit të kaluar (2017), ajo pohonte se Shesheli mban përgjegjësi për krimet dhe se në procesin e parë këto dëshmi nuk janë marrë parasysh. „Këtu bëhet fjalë për mosrespektimin fundamental të detyrës së gjykatësit”, tha Serge Brammertz në procesin e përsëritur. Trupi gjykues në shkallën e dytë konstatoi se “asnjë trup i arsyeshëm gjykues nuk ka mundur të konstatojë se Shesheli nuk është përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzisë”. Ndërsa prokuroria pohonte se Shesheli është përgjegjës për përndjekje, deportim dhe zhvendosje të dhunshme në B-H dhe Kroaci.43678958_404

Shesheli dënohet me 10 vjet

Gjykatësit me 11 prill të këtij viti kanë dënuar Vojisllav Sheshelin me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë. Por edhe në këtë proces gjykatësit e kanë liruar Sheshelin ndaj akuzave për krime në B-H dhe Kroaci. Shesheli ka kërkuar të ankohet ndaj këtij vendimi, por vendimi tani është përfundimtar: Vojisllav Shesheli denohet për krime lufte me 10 vjet heqje lirie. Këtë denim ai e ka vuajtur në kohën sa ka qenë në paraburgim në Hagë. Por ky vendim nuk mund të ndryshojë më. Ai është përfundimtar./DW/

Tags: Hagapapriturvendimivjen

TË LIDHURA

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në
Bota

Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në

21:47 | 18/04/2026
Next Post
Nëna shpall vdekjen e 21-vjeçares, arsyeja është makabre

Nëna shpall vdekjen e 21-vjeçares, arsyeja është makabre

Përplasje ministrash në Budva, Serbia e Bosnja kundër palës shqiptare

Përplasje ministrash në Budva, Serbia e Bosnja kundër palës shqiptare

Merret vendimi: Superklasikja e Argjentinës do të luhet në “Bernabeu”, ja data dhe ora

Merret vendimi: Superklasikja e Argjentinës do të luhet në “Bernabeu”, ja data dhe ora







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com