Pas dënimit që mori ekipi i Flamurtarit me 100.000 mijë lekë gjobë dhe katër ndeshje pa tifozë, ka ardhur edhe reagimi i klubit më anë të një statusi në Facebook. Vlonjatët pretendojnë se ky dënim nuk është bazuar në rregullore dhe se FSHF vazhdon të sulmojë e dënojë ekipin e Flamurtarit pa të drejtë. Akuzat nga ekipi për Federatën ka disa javë që vazhdojnë, ku ata pretendojnë se janë duke iu bërë padrejtësi në fushën e lojës dhe situata përshkallëzoi deri në protestë në javën e fundit.
https://www.facebook.com/FlamurtariFaqjaZyrtare/videos/1705079746234207/
Ja dhe postimi i Flamurtarit në Facebook.
– Vazhdon masakra e FSHF-se ndaj Flamurtari Football Club .
Vendimi i sotëm i KSD si me poshtë :
1 . Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë .
– Vendimi I KDS nuk është I bazuar ne rregullore
Neni 66
Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve
Pika 1 . Personat juridikë, shoqatat dhe/ose klubet mikpritëse të
ndeshjeve janë përgjegjëse për sjelljen e gabuar të
spektatorëve, pavarësisht se faji mund të kryhet me
vetëdije apo pa vetëdije, dhe si rrjedhim dënohen me gjobë
në çdo rast. Mund të vendosen edhe dënime të tjera në
rastin e verifikimit të ngjarjeve të rënda.
Pika 3 . Sjellje e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave
ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse,
hedhja e fishekzjarrëve, paraqitja e parullave politike ose
ofenduese të çfarëdolloj forme, shprehja e fjalëve ose
zhurmave/tingujve ofenduese, ose hyrja në fushën e lojës.
Në rastin e verifikimit të shkeljeve si më sipër ndaj perso-
nave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen
si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dëni-
met si më poshtë:
germa b ) . Në rastin e hedhjes së mjeteve ndezëse, hedhjes
së fishekzjarrëve, hedhjes së gurëve ose sendeve
të tjera brenda rrethimit të fushës së lojës, duke
shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të përkoh-
shme të lojës, sanksionohen me ndalimin e zhvilli-
mit të ndeshjes në stadiumin përkatës për jo më
pak se 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.