Presidenti Ilir Meta, pas takimit me dhjetëra shqiptarë, u prit edhe nga përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe diasporës në Medvegjë
Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Medvegjë dhe të diasporës shqiptare nga Medvegja që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë takuar dje në mbrëmje Presidentin Ilir Meta.
Duke i uruar mirëseardhjen dhe duke e falënderuar për vëmendjen, përfaqësuesi i diasporës shqiptare të Medvegjës, Fadil Selmani, në emër të tyre, i ka dhënë Metës një pllakatë falënderimi dhe monografinë e shoqatës humanitare “Medvegja”.
Pas vizitës në Medvegjë, presidenti Meta ka vizituar sot Gjilanin.