Apeli i Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për të lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri. Ndërkohë, gjyqtari prej 4 ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka qenë i diagnostikuar me tumor. Sipas informacioneve Shkëlqim Miri ka katër ditë që është në spitalin e burgut ku po merr kujdesin mjekësor.
Avokati ka kërkuar një masë më të lehtë për gjyqtarin, pasi sipas tij gjendja shëndetësore po rendohet çdo ditë e më shumë. Gjyqtari Miri që nga fillim i kësaj çëshjte ka deklaruar se nuk ka bërë asgjë të kundraligjshme.