Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Vizita në Kosovë, Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme: Vetëm kështu do të ecni drejt BE

3 javë ago
in Kosovo

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, i ka bërë thirrje spektrit politikë në gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë institucional dhe të formojë institucione të qëndrueshme, në mënyrë që vendi të ec përpara drejt bllokut evropian.

Kos – në vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës më 2024 – u prit në mëngjes fillimisht nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, para se të takohej me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur në një konferencë për media përkrah Kurtit, Kos tha se “nuk ka siguri në Evropë pa Kosovën”.

Por, ajo tha se Kosova – e cila ende nuk e ka statusit e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në bllok, duhet të ketë sa më parë institucione të qëndrueshme dhe funksionale.

“Thirrja ime e qartë në këtë vizitë është për të gjithë aktorët politikë për ta gjetur një mënyrë për ta kthyer stabilitetin”, tha Kos.
Vizita e saj po zhvillohet në një kohë kur vendi ka institucione në detyrë pasi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për 7 qershor.

Këto janë zgjedhjet e treta të njëpasnjëshme pas atyre në shkurt dhe dhjetor 2025.

Kos tha se shumë reforma kanë ngecur për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve dhe Kosova duhet ta zërë hapin pas një vitit të humbur më 2025.

“Është e rëndësishme që pasi të bëhet Kuvendi i ri, liderët politikë në Kosovë të bashkohen dhe t’i themelojnë të gjitha institucionet, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri përmes kompromisit dhe t’i japin fund këtij ngërçi të gjatë institucional”, tha ajo.

“Kosova ka një perspektivë të madhe evropiane. Dhe për mua personalisht, unë jam e etur për ta rritur intensitetin e punës me Kosovën pasi të jenë formuar institucionet e reja”, theksoi Kos.

Kurti, në anën tjetër, tha se “patëm një takim produktiv dhe të drejtpërdrejtë”.

Kjo është vizita e parë e Kosit në Kosovë qëkurse ajo e mori detyrën në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.

Që prej marrjes së mandatit, ajo ka vizituar të gjitha shtetet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Partneritetin Lindor, disa prej tyre edhe më shumë se një herë.

Gjatë vitit 2025, mungesa e vizitës së saj në Kosovë është arsyetuar nga zyrtarët evropianë me mungesën e institucioneve funksionale në vend, për shkak të krizës politike që e ka shoqëruar Kosovën gjatë muajve të fundit.

Një vizitë e Kosit në Prishtinë ishte planifikuar për 12 mars, por ajo u anulua pasi ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 6 mars vendosi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, javën e kaluar burime në Bruksel i thanë Radios Evropa e Lirë se tani vlerësohet se vizita duhet të zhvillohet pavarësisht gjendjes politike, pasi nuk pritet që ajo të ndryshojë thellësisht në një periudhë të shkurtër.

Në fund të prillit, Kos tha në Parlamentin Evropian se pret të vizitojë së shpejti Kosovën për të folur me udhëheqësit e saj për reformat që lidhen me Planin e Rritjes.

“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndroj në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, kishte deklaruar ajo.

Kosova më 16 prill i mori 61.8 milionë euro parafinancim nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, pasi ratifikoi marrëveshjet përkatëse dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm në Komisionin Evropian.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027 është në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Sipas ndarjeve buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro, prej tyre 253 milionë euro grante dhe 629 milionë euro kredi.

Gjatë një seance në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në prill, Kos foli edhe për pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

E pyetur nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, lidhur me kontaktet me shtetet mosnjohëse, ajo tha se zhvillimet në këtë drejtim janë “inkurajuese”, pa dhënë më shumë hollësi.

Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, gjë që konsiderohet pengesë për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian./REL

TË LIDHURA

Kosovo

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026
Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian mesazh të prerë nga Prishtina: Integrimi në BE mbi ndarjet politike!

15:19 | 03/06/2026
Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian vijon turin në Ballkanin Perëndimor, Costa mbërrin në Kosovë,

12:11 | 03/06/2026
Next Post

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”Tirana e paralizuar për 5 ditë, Policia plan masash,

Ambasada e BE-së zbardh takimin e Gonzatos me kreun e GJKKO-së,

Shkarkohet drejtori i FSKDSH, Arti Papajani. Ja kush emërohet në vend të tij







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com