Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vizionet e së kaluarës dhe e ardhmja e Evropës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Vizionet e së kaluarës dhe e ardhmja e Evropës

Nga Daniel Rey, “CapX”/“Evropa është peng i historisë”. Kështu u shpreh Emanuel Makron nja dy muaj më parë, pasi mori çmimin ‘Karli i Madh’, për punën e tij drejt “Bashkimit Europian”. Presidenti francez ka me siguri të drejtë.

Jehona e të shkuarës, reflektohet përmes korridoreve të pushtetit të Evropës. Në fjalimin e tij të Gjendjes së Unionit javën e kaluar, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i kujtoi audiencës së tij se në vitin 1913 gjendja shpirtërore ishte “plot diell, qetësi dhe optimizëm”.

Angela Merkel i ka inkurajuar kolegët e saj të lexojnë librin “Symbyllurit” të Kristofer Klark, që tregon mënyrën sesi Europa u fut në Luftën e Parë Botërore. Ky interes i ripërtërirë për  historinë evropiane, është edhe më i spikatur, kur historia më e madhe gjeopolitike e kohës sonë është rritja e Kinës.

Junker argumentoi gjithashtu, se Europa ka nevojë për një “Weltpolitikfähigkeit” – aftësinë për të luajtur një rol në skenën ndërkombëtare. Nëse kjo mund ta realizohet në një kohë kur ndarjet e brendshme janë kaq shumë të theksuara, kjo është një çështje tjetër.

Makron, e ka cilësuar veten si udhëheqës i opozitës ndaj demagogjisë anti-emigracionit të ekstremit të djathtë të, përfaqësuar nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe zv/kryeministri i Italisë, Mateo Salvini.

Në kundërpërgjigje të një aleance në zhvillim mes këtyre dy figurave, Makron ka paralajmëruar: “Nëse ata duan të më shohin si kundërshtarin e tyre kryesor, kanë të drejtë ta bëjnë këtë”.

Edhe Orban, është “i kapluar nga historia”. Versioni i tij i së kaluarës së Europës, flet për luftërat për mbrojtjen e kulturës së krishterë, me Hungarinë një komb kufitar kundër një hordhie pushtuese. Në një fjalim të mbajtur kohët e fundit në kujtim të ish-kancelarit gjerman Helmut Kol, ai foli kundër rreziqeve të infiltrimit të myslimanëve në Europë.

“Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj idesë, se Islami duhet të pjesë e ndonjë vendi evropian”- tha Orban. Ai iu referua luftës së Hungarisë kundër Perandorisë Osmane, si një shembull të përvojës historike të Evropës me botën myslimane.

Makron mund ta shohë veten si udhëheqës i një Evrope të hapur, në kundërshtim me populizmin e Orbanit, por pikëpamja e tij për historinë evropiane është po aq mendjengushtë. Presidenti francez kthehet tek “ëndrra” e Karlit të Madh për të mbështetur unitetin evropian – në thelb tek një forcim i marrëdhënieve franko-gjermane.

Javën e kaluar, Parlamenti Evropian votoi për të evokuar nenin 7 të Traktatit Europian, duke nisur procedurat kundër Hungarisë, që po paraqet një “kërcënim sistematik” ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Tani udhëheqësi i bllokut të qendrës së djathtë dhe kandidati për president të Komisionit Europian, Manfred Veber, u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendosin sanksione ndaj Orban në takimin e Këshillit Europian të kësaj jave.

Pavarësisht kësaj zënke, ka gjasa që e ardhmja e Evropës të përcaktohet nga ajo që ndodh jashtë kufijve të saj. Një takim potencialisht më i rëndësishëm, do të ndodhë në fund të këtij muaji kur presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të zhvillojë një vizitë shtetërore në Gjermani.

Qasja e Evropës ndaj Turqisë, mund të përcaktojë nëse do të mbizotërojë apo jo narrativa e Fortesës së Evropës.  Turqia është e rëndësishme për sa i përket ndarjeve në Evropë, për shkak të pozitës së saj gjeografike si një portë për refugjatët nga lufta civile siriane.

Rritja e numrit të refugjatëve që kaluan në Evropë në verën e vitit 2015, nxiti përçarje të thella midis anëtarëve të BE-së.

Nga 60 mijë të ardhur në vitin 2010, në mbi 1 milionë deri në vitin 2015. Megjithëse edhe kjo rritje e madhe, përfaqësonte ende një pjesë të vogël të 508 milionë qytetarëve të BE-së, kriza forcoi ankesat për balancën e pushtetit në Evropë.

Vendet në periferi të unionit, u prekën në mënyrë disproporcionale, dhe udhëheqësit politikë të tillë si Orbani ishin në gjendje të “armatosnin” kauzën për të sulmuar diktatin e Brukselit.

Në zgjedhjet e mëhershme të këtij viti, partia Fidesz e Orban, i injoroi kryesisht çështjet ekonomike. Ndërkohë vendimi i Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë ndaj refugjatëve, ushqeu konceptin se shtetet e mëdha anëtare të BE-së, nuk duhej të luanin me të njëjtat rregulla si vendet më të vogla.

Kjo dinamikë shpjegon edhe faktin se si kriza e refugjatëve, ishte në gjendje të zinte qendrën e skënës politike në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Republikën Çeke, pavarësisht se vendi nuk priti thuajse asnjë refugjat.

Marrëveshja BE-Turqi, që doli nga negociatat e 2016-ës, filloi kthimin e refugjatëve në Turqi, dhe e mbështeti këtë të fundit me 3 miliardë euro. Ajo ndihmoi në uljen e fluksit të refugjatëve, me numrin e të ardhurve që ka zbritur në 70.000 këtë vit.

Ka pasur kritika nga grupimet e të drejtave të njeriut për ligjshmërinë e transferimit të refugjatëve nga Europa, por për disa Turqia është dëshmuar një destinacion më mikpritës sesa Evropa perëndimore – Turqia ofron liri më të madhe për të punuar, dhe një strehë që është më afër shtëpisë.

Trazirat ekonomike të Turqisë, të përkeqësuara nga një konflikt me presidentin Trump mbi ndalimin e një pastori amerikan, duket gjithashtu të jetë një shqetësim i madh për Europën. Një krizë e stërzgjatur ekonomike, do të sjellë vështirësi të mëdha për 3 milionë e gjysmë refugjatët sirianë.

Pastaj ekziston rreziku, që kriza të hedhë qeverinë autoritare të Turqisë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Erdogan është jashtëzakonisht i gatshëm të pranojë mbështetjen nga FMN, dhe po kërkon aleatë të rinj.

Marrëveshja e arritur midis Rusisë dhe Turqisë, për të krijuar një “zonë të de-militarizuar” rreth Idlibit në Siri, ka shtyrë së paku për momentin, një katastrofë humanitare që kishte gjasa të përplasej në Turqi.

Mustafa Elebad, ekspert mbi Turqinë, thotë se Rusia ishte më e interesuar ta largonte Ankaranë nga Perëndimi, sesa të arrinte kontrollin total të Asadit mbi Sirinë.

Ndërkohë, qasja e Evropës ndaj Turqisë ka qenë konfrontuese. Makron ka thënë se bisedimet për pranimin e saj në BE duhet të përfundojnë, dhe se Turqia duhet të shihet si një partnere strategjike së bashku me Rusinë.

Viktor Orban, luan gjithashtu luan rolin e një balancuesi të kujdesshëm midis Lindjes dhe Perëndimit. Dhe tërheqja e Turqisë drejt Evropës, do ta minonte këtë manovër gjeopolitike.

Duke e përjashtuar Turqinë nga një histori e përbashkët evropiane, Makron përqendrohet në agjendat antagoniste të së djathtës ekstreme të Evropës.

Ajo që bashkon vizionin e Orbanit për një Evropë të krishterë dhe ‘Turqisë së Re’ të Erdoganit, është nevoja për armiq të jashtëm.

Duke angazhuar Turqinë, Evropa mund të jetë në gjendje të lehtësojë krizën e refugjatëve, që po kërcënon ta përçajë atë. Ajo gjithashtu mund të ndëshkojë ata që kërkojnë të tkurrin kontinentin, dhe ta zbehin historinë e saj.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Arbitri i tregon kartonin e kuq, Ronaldo shpërthen në lot (Video)

“Lotët e mi do ta lëndojnë atë që bën padrejtësi”

Emigrimi i të rinjve/Profesori i njohur i tërheq veshin politikanëve

Emigrimi i të rinjve/Profesori i njohur i tërheq veshin politikanëve

Tre fëmijë jetojnë në mjerim, “Fundjavë Ndryshe” merr përsipër t’u ndërtojë shtëpinë

Tre fëmijë jetojnë në mjerim, “Fundjavë Ndryshe” merr përsipër t'u ndërtojë shtëpinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë
Bota

Nëse Putin nuk pranon paqe? Trump: Mund edhe të mos bëjmë asgjë, s’është lufta jonë

by mirseda
20:05 | 22/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se vendi i tij "mund edhe të mos bëjë asgjë", nëse nuk...

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

19:58 | 22/08/2025
Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

19:45 | 22/08/2025
Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

Trump e njofton vetë, ja kur dhe ku do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

19:40 | 22/08/2025
42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

Detaje të reja nga dhunimi i 21-vjeçarit në Tiranë, të riut i kanë prerë veshin. Arrestohen tre persona

19:34 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com