Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Visho Ajazi i rrëfehet kolegëve në SHISH: Ja kush më detyroi të jap dorëheqjen

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Prapaskenat e dorëheqjes nga SHISH: Visho Ajazi konkurroi për një detyrë në NATO

Ajo që u paraqit si “dorëheqje” e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, në fakt nuk ishte largim “me dëshirë”, por një vendim i imponuar nga nivele të larta të politikës.

Të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet ish-kreu i SHISH-it, në një mbledhje që ka organizuar me bashkëpunëtorët e tij përpara zyrtarizimit të largimit nga detyra. Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH, ku të pranishëm kanë qenë disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit, Visho Ajazi, pasi u ka komunikuar largimin e tij nga detyra, ndër të tjera ka thënë se, ky nuk ishte vendim i tij.

Një deklaratë e tillë, e bërë mes bashkëpuntorësh shton edhe më shumë dyshimet për largimin e kreut të shërbimit sekret, i cili kishte marrëdhënie të mira me krerët e shtetit. Madje ai u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Pas largimit të Ajazit nga detyra, media pranë qeverisë përhapën lajmin se ish-kreu i SHISH, kishte aplikuar për një detyrë të rëndësishme në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Diçka e tillë ka ndodhur, por të paktën tri muaj më parë, kur Visho Ajazi kishte aplikuar për të qenë pjesë e strukturave të sigurisë në NATO, por aplikimi i tij ishte refuzuar.

Më pas, po media pranë qeverisë dhanë edhe një tjetër skenar për publikun, atë të emërimit të Ajazit si ambasador të Shqipërisë në një nga vendet e BE. Por edhe ky spekulim duket larg asaj që ka ndodhur, pasi në mbledhjen e zhvilluar me ish-varësit, Ajazi, ka lënë të kuptohet se, vendimi për largimin e tij nga kjo detyrë, ishte marrë në nivele të larta politike.

Por përtej spekulimeve dhe skenarëve, bashkëpunëtorët e ngushtë të Visho Ajazit, e kanë të qartë arsyen e largimit nga detyra të shefit të tyre. SHISH-i, ishte institucioni i vetëm që ka dërguar informacione dhe raporte në Prokurori për grupin e Habilajve.

Raporti i parë me të dhëna, emra, lëvizje konkrete, dhe veprimtarinë që kryente ky grup, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në verën e vitit 2016. Mbi bazën e këtyre informacioneve, Prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj të dyshuarve, i cili u pasua nga një tjetër hetim në prill të vitit 2017, një muaj pas largimit nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Policia e gjendur nën presionin e mungesës së informacionit, nxitoi të deklaronte se referimin për këtë çështje, e kishte dërguar ajo në prokurori. Por e vërteta është krejt ndryshe. SHISH dërgon një tjetër raport për Habilajt, i cili i shkon paralelisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Vlorës, transmeton Mapo.

Kjo e fundit, të njëjtat informacione i përcjell në prokurori si kallëzim penal ndaj të dyshuarve. Nisur nga këto të dhëna, bashkëpuntorët e Ajazit janë të bindur se, shefi i tyre u bë “kurban” për Habilajt./Mapo.al/

Tags: detyroidorëheqjenkolegevepolitikaSHISHVisho ajazi

TË LIDHURA

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,
Aktualitet

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri
Aktualitet

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat
Aktualitet

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
Next Post
Katastrofat natyrore/ Studimi: Bota me paisje më mira se para 5 viteve

Katastrofat natyrore/ Studimi: Bota me paisje më mira se para 5 viteve

Xhafaj takon homologun italian, Minniti

Xhafaj takon homologun italian, Minniti

Me WhatsApp tani mund të dërgoni çdo lloj dokumenti

WhatsApp jashtë funksionit në pjesën më të madhe të botës







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,
Aktualitet

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

by mirseda
12:41 | 26/11/2025
0

Procesi i vettingut dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët që synojnë drejtimin e Byrosë Kombëtare...

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

11:55 | 26/11/2025
Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com