Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Viktoria dhe Abdul: Historia e miqësisë “skandaloze” mes mbretëreshës britanike dhe shërbëtorit indian

8 vjet ago
in Të Gjitha
Viktoria dhe Abdul: Historia e miqësisë “skandaloze” mes mbretëreshës britanike dhe shërbëtorit indian

Monarkia britanike, është e mirënjohur për aftësinë e saj të madhe për të mbuluar skandalet dhe shkatërruar dëshmitë, edhe kur këto janë njerëz prej mishi dhe gjaku. Megjithatë, aty ku ka sekrete, ka zakonisht edhe njerëz të gatshëm për të folur.

Fëmijët e shumtë të mbretëreshës Viktoria, e cila qëndroi në fronin e Mbretërisë së Britanisë së Madhe gjatë pjesës më të madhe të viteve ‘800, arritën të mbulojnë miqësinë e çuditshme mes saj dhe shërbëtorit indian, Karim Abdul, në një mënyrë që të mos kishte asnjë gjurmë.

Të gjitha dokumentet e shkruara nga mbretëresha në lidhje me të riun “Munshi” – Mjeshtrin – u shkatërruan, dhe gjatë gjithë viteve ‘900 askush nuk kishte ndonjë lajm për një raport të veçantë mes tyre, çka do të hidhte një dritë të re mbi mentalitetin e hapur të vetë sovranes.

Ndërkohë, në vitin 2010 u zbulua një ditar i humbur, ai i vetë Abdulit, që zbuloi një miqësi komplekse dhe fortë. Mbretëresha, 40 vite më e madhe se Karim, ishte në kërkim të një figure mashkullore që mund të zëvendësonte bashkëshortin shumë të dashur por që kishte ndërruar jetë në një moshë të re, për të mbushur boshllëkun e shoqërisë mashkullore në oborrin e saj.

Me rastin e jubileut të artë të Mbretëreshës në vitin 1887, u ftuan në oborr 50 mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota. Dy prej monarkëve të pranishëm ishin princër indianë, dhe Viktoria kërkoi në mënyrë specifike dy kamerierë me origjinë indiane për t’iu shërbyer mysafirëve të tyre.

Njëri nga dy kamerierët, Karim Abdul, e magjepsi menjëherë Viktorian, që e bëri atë nga shërbëtorët e saj personale. Abdul ishte vetëm 24 vjeç kur mbërriti në Angli, dhe statusi i tij si shërbëtor nuk i kishte pëlqyer, ndaj dhe donte të rikthehej në Indi. E magjepsur nga i riu indian, Viktoria e ngriti në nivelin e mjeshtrit, mësuesit të gjuhës urdu.

Ai e njohu mbretëreshën me curry, shkrimin urdu, por edhe i mësoi përdorimin e nargjilesë, që u shndërrua në një objekt shumë të përdorshëm në Buckingham Palace. Duhet mos harruar se Mbretëresha Viktoria, që u bë një indofile, qe gjithashtu Perandoreshë e Indisë, një koloni britanike e cila mbeti nën kurorë deri në fund të revolucionit paqësor të Gandit në vitin 1947.

Abdul dhe Viktoria jetuan shumë vite së bashku, dhe Mbretëresha mësoi shumë mbi një një botë që ishte në thelb e huaj për të.  Por miqësia midis të dyve, përfaqësonte një skandal të madh në oborr. Abdul ishte një mysliman i klasës më të ulët shoqërore, por kishte arritur të bëhej personi më i afërt i Mbretëreshës Viktoria, monarkes më të fuqishme në botë.

Mbretëresha e merrte mjeshtrin e saj kudo ku shkonte, në udhëtime dhe ceremoni zyrtare, dhe disa e akuzuan se e kishte humbur mendjen. Viktoria i mbrojti vendimet e saj me guxim, dhe i garantoi Abdulit një pension të majmë, si dhe disa prona në Indi. Të dy shtuan më tej pakënaqësitë në oborr, duke kaluar një natë së bashku në një nga vilat e Mbretëreshës, ku dikur qëndronte vetëm princi Albert.

Pavarësisht se një marrëdhënie thjesht romantike është konsideruar shumë e vështirë nga historianët, të dy përjetuan me siguri një miqësi të veçantë, unike në llojin e vet. Abdul mbushi boshllëkun mashkullor në jetën e mbretëreshës, duke i mësuar asaj koncepte të ndryshme të atdheut të vet.

Vlen të theksohet se ndryshe nga qëndrimi i të gjithë anëtarëve të oborrit mbretëror anglez, Viktoria ishte kundër çdo lloj formë të racizmit. Gjatë mbretërimit të saj u hoq skllavëria, ndërsa vlerësoi popujt e largët nga Londra, duke adoptuar Ainaën, një princeshë afrikane jetime.

Ndonëse do të ishte e dobishme të diheshin detajet e ndikimit historik të Karim Abdul në politikën britanike të fundit të viteve ‘800, regjistrat me korrespondencën mes mbretëreshës dhe mësuesit të saj Urdu, u shkatërruan plotësisht. Ndër shënimet e tij personale ekzistojnë vetëm disa shkrime shumë të shkurtra në gjuhën urdu.

Karim Abdul, pati një jetë të rehatshme për statusin e tij social. Ai u martua me një grua indiane, dhe u përpoq të kishte fëmijë, por mjekët e oborrit, më kërkesë të Mbretëreshës Viktoria, u diagnostikuan indianin me sëmundjen e gonorresë, çka e pengonte atë të ngjizte fëmijë. Abdul vdiq 8 vite pas Viktorias në vitin 1909 në Arda, Indi, në rezidencën e tij private, të ndërtuar me urdhër të vetë Mbretëreshës.

Tags: historiambretëreshës britanikemiqësa “skandaloze”shërbëtori indianViktoria dhe Abdul

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shkëputet një ajsberg i stërmadh nga Antarktida

Shkëputet një ajsberg i stërmadh nga Antarktida

Ngrohja globale ndikon negativisht tek avionët, do ngrihen me vështirësi

Ngrohja globale ndikon negativisht tek avionët, do ngrihen me vështirësi

Shtypi i ditës, 14 korrik 2017

Shtypi i ditës, 14 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com