Ndërkohë që në Presidencë vijojnë negociatat prej më shumë se 2 orësh, për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike, ambasadorët e Bashkimit Europian janë mbledhur në zyrën e Romana Vlahutin.
Ambasadorët do të mbajnë një qëndrim publik pas përfundimit të takimit, lidhur me krizën politike në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit.