Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Vlora qyteti i atentateve në vitin 2017, ngjarjet e bujshme

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Vlora qyteti i atentateve në vitin 2017, ngjarjet e bujshme

Vlora ka spikatur për ngjarje të tilla që në nisje të vitit 2017. Për nga intensiteti i ngjarjeve, qyteti i madh bregdetar, është identifikuar si qyteti i atentateve. Materiali i përgatitur i shpjegon ato në mënyrë kronologjike.

Gjurmë që e bëjnë Vlorën qytetin e atentave. Përgjakje rrugësh e bulevardesh. Pazare të pista, kryesisht të drogës kanë vendosur për fatin e shumë viktimave, gjashtë nga ata të vrarë në vend. 11 të tjerë janë gjymtuar. Mes tyre një fëmije 8 vjeçar u plagos. Pesë automjete u shkrumbuan. Nga nisja e vitit 2017, 15 ngjarje të rënda u regjistruan. Disa me armë zjarri dhe disa me shpërthime tritoli.

29 janar 2017

Një makinë u hodh në erë në lagjen Pavarësia. Policia tha se ky ishte një mesazh kërcënimi për pronarin e audit Q7, Flamur Lamaj. Shpërthimi ndodhi poshtë banesës së tij, por që nga ajo ditë ngjarja është akoma e pazbardhur.

9 shkurt 2017

Një 28 vjeçar u shënjestrua dhe u plagos në atentatin e 9 shkurtit. Arlind Lulushi edhe më parë ishte qëlluar për tu vrarë. Lulushi ishte bodyguard i një pike bastesh në lagjen Isa Boletini dhe i arrestuar për ngjarjen ka qenë Klodjan Pashaj.

28 shkurt 2017

Në Llakatund të Vlorës qëllohet me breshëri kallshnikovi një 52 vjeçar. Për vrasjen e tij nuk ka asnjë person në pranga.

10 prill 2017

Elidon Mehmeti 35 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba kallashnikovi në zonën e Skelës. Atij i kishin bërë pritë përballë një hoteli. Mehmeti po lëvizte me mjetin e tij drejt shtëpisë dhe policia gjeti 18 gëzhoja. Pak orë më vonë, në fshatin Ferras të Fierit një makinë u gjet e djegur dhe dyshohet se ajo ishte e autorëve. Vrasja e Mehmetit arkivohet si ngjarje e pazbardhur.

20 prill 2017

Ergys Gjioveshaj u vra me armë zjarri në ambjentet e bar “fiks-fare“, si dhe u plagosën katër persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 18 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 të modelit 7.62. Një pistoletë e markës magnium me 5 copë fishekë iu gjet viktimës në trup, si dhe DVR-ja e kamerave të sigurise që mbikqyrte ambjentet e lokalit. I dyshuari si autor i krimit, Aranit Kondi, është akoma në kërkim, kurse bashkëpunëtori i tij u arrestua.

24 maj 2017

Atentat në qender të Vlorës. Ekzekutohet pronari i një televizioni lokal. I vrarë mbeti edhe drejtori i OSHEE të vlorës Roland Saliu. Një person zbriti nga një makine tip BMË që hapi zjarr në drejtim të “Hotel Vlora”, pronë e Erven Hysenit. Krimi ndodhi në një orë kur në zonën e Sheshit të Flamurit kishte fluks qytetarësh në lëvizje. Kjo ishte padyshim edhe një prej ngjarjeve më të rënda të shënuara gjatë vitit. Ngjarja nuk është zbardhur.

26 qershor 2017

Fatjon Sinanaj 40 vjeç, u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij në Vlorë. Ngjarja ndodhi natën dhe autorët ishin të maskuar. Ata trokitën në shtëpinë e tij dhe e qëlluan sapo u hap dera. Sinanaj vdiq në vend, kurse autorët u larguan me nxitim me një Benz me targa gjermane, të cilin e braktisen rreth 300 m larg vendit të krimit. Pak minuta më vonë, po mbrëmjen e 26 qershorit, persona të paidentifikuar i vunë tritol makinës tip Ford i parkuar në një rrugë dytësore pranë bashkisë së qytetit, në pronësi të 42 vjeçarit Elton Ismailaj.

29 korrik 2017

Renato Omeri u ekzekutua me armë zjarri në afersi të lokalit të familjes së tij, në “Lungomare”, në një zonë të populluar nga sezoni turistik. Atentatori iu afrua ngadalë viktimes dhe e qëlloi gjashtë herë me pistoletë. Policia shoqëroi 10 persona, por pas deklarimeve të marra prej tyre, i la të lirë. Pista kryesore e hetimit është ajo e një zinxhiri atentatesh të organizuara ndaj 37 – vjeçarit Renato Omeri. Vrasja e 37 vjeçarit ende nuk eshte zbardhur.

01 tetor 2017

Ferdinand Llanaj, 39 vjeç, i biri 8-vjeçar dhe daja i tij, Dritan Begaj 50 vjeç, u plagosën me breshëri kallashnikovi kur makina me të cilin po lëviznin sapo doli nga një pikë karburanti. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe autorët ikën me automjetin tip BMË, që u gjet më pas i djegur në një fshat të Fierit. Paraprakisht, policia dyshoi se shënjestra e atentatit ka mundësi të ketë qenë Ferdinand Llanaj, babai i të cilit është vrarë në vijim të një zinxhiri vrasjesh në vitin 1998 në Selenicë. Atentati mbetete ende pa autor.

23 tetor 2017

Makina e Gëzim Dervishit u përfshi nga flakët në lagjen “Partizani”, pranë bashkisë së qytetit të Vlorës. Kjo ishte hera e dytë që Dervishit i shkrumbonin makinën dhe ngjarjet janë pa autor.
10 tetor 2017
Makina e Vejushe Dalipaj u hodh në erë me tritol mëngjesin e 10 tetorit në lagjen Uji i ftohtë. Për fat nuk pati viktima, por autorët e vendosjes së eksplozivit nuk u gjetën.

27 nëntor 2017

Nje “Jeep” u hodh në erë me 500 gr tritol në zonën e njohur si Bishti i Kalldrëmit. Atentati ishte i telekomanduar dhe 25 vjeçari Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni u plagos rëndë. Ai humbi njërën këmbë por mbijetoi. Policia dyshon që ngjarja ka lidhje me aktivitetet e tij të errëta në të kaluarën./abcnews.al

Tags: atentatevebujshmengjarjetQytetivitin 2017vlora

TË LIDHURA

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Politikë

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

17:54 | 21/01/2026
A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim
Politikë

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

17:12 | 21/01/2026
Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

16:58 | 21/01/2026
Next Post
Janullatos falënderon Metën për shtetësinë shqiptare, ja krahasimi që bën

Janullatos falënderon Metën për shtetësinë shqiptare, ja krahasimi që bën

Mesazhi për Krishtlindje, Mbretëresha Elizabeta II nderon viktimat e sulmeve terroriste

Mesazhi për Krishtlindje, Mbretëresha Elizabeta II nderon viktimat e sulmeve terroriste

Haradinaj lë të hapur mundësinë e rrëzimit të demarkacionit

Haradinaj lë të hapur mundësinë e rrëzimit të demarkacionit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026




TË FUNDIT

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Politikë

Vendimet e qeverisë/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

by mirseda
17:54 | 21/01/2026
0

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë publikuar edhe vendimet e miratuara. Mësohet se Erlind Sulo është...

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

17:12 | 21/01/2026
Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

16:58 | 21/01/2026
Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

16:46 | 21/01/2026
“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

16:20 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com