Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Skocia ‘shkatërron’ kombëtaren kuqezi, tifozët: Panucci Panucci vafanculo!

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Video/Skocia ‘shkatërron’ kombëtaren kuqezi, tifozët: Panucci Panucci vafanculo!

Shqipëria është poshtëruar në mënyrën më te keqe të mundshme nga Skocia në “Loro Boriçi” në një ndeshje e cila duhet të fitohej me çdo kusht. 0-4 janë mposhtu të besuarit e Christian Panuccit, një rezultat negativ i cili nuk vinte në kombëtare prej gati një dekade.

Formacionit me shumë ndryshime dhe skemës aspak rezultative iu shtua në minutën e 21’ edhe gafa e pafalshme e kapitenit kuqezi, Mërgim Mavraj, që për shkak të një reagimi antisportiv, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Shqipërinë me 10 futbollistë.

Sinjali i parë dhe mbase më flagranti gjatë të gjithë ndeshjes për kuqezinjtë ka qenë ai i minutës së 11’ kur  Memushaj krosoi në zonë për Uzunin, që shumë pranë portës nuk arrin dot të devijojë topin në rrjetë. Një gabim që u ndëshkua shumë shpejt nga miqtë, të cilët vetëm 3 minuta më pas, në të 14’ kanë kaluar në avantazh me gol të Fraser, që kishte përfituar nga gabimi i Xhakës, për të depërtuar më pas në zonë e mposhtur edhe Berishën.

Kur mendohej se gjërat ishin mjaftueshëm keq për Shqipërinë, kapiteni kuqezi, Mavraj ka përkeqësuar gjithçka, pasi ka lënë ekipin me 10 futbollistë, pas një veprimi antisportiv. Avantazhi dhe epërsia numerike ka bërë që Skocia të imponohet edhe më shumë në fushë, aq sa për të dyfishuar shifrat në fundin e pjesës së parë, kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë, pas vendimit të arbitrit për prekje të topit me dorë. Ishte Fletcher ai që realizoi nga 11-metërshi.

Ca për shkak të dëmtimeve, por edhe të tjera për zgjedhje personale, trajneri Panucci dështoi totalisht edhe me zëvendësimet e realizuara, duke bërë që edhe në pjesën e dytë përfaqësuesja e Shqipërisë të torturohet edhe më shumë në fushë. Kështu kur kishin kaluar vetëm 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, skocezët kanë realizuar golin e tretë, kësaj here me Forrest, i cili në të 68’ ka shënuar golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Skocinë, që iu afrua edhe golit të pestë, në të 78’ kur McTominay goditi traversën e portës së mbrojtur nga Berisha, por fatmirësisht për kuqezinjtë, skocezët nuk goditën më në shenjë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Për minuta me radhë janë dëgjuar në kor mbi 9 mijë tifozë të pranishëm që citojnë pa ndaluar “Panucci, Panucci vafanculo”, në gjuhën italiane që edhe vetë trajneri ta kuptojë mesazhin që duan të i përcjellin.

Në fund e ndalën dhe u rikthyen të mbështesin deri në fund lojtarët kuqezi pavarësisht rezultatit dhe situatës së krijuar. Iu kujtojmë që ky është rasti i parë që tifozët të shajnë dhe ofendojnë në kor trajnerin e kombëtares.

Përfaqësuesja kuqezi ka mbyllur kështu në mënyrën më të shëmtuar të mundshme aventurën në këtë edicion të parë të Ligës së Kombeve, duke u renditur në vend të fundit të Grupit 1, të Ligës C, me vetëm 3 pikë në 4 ndeshje, me një golavarazh të tmerrshëm me vetëm 1 gol të realizuar dhe plot 8 të pësuar. Një finale aq e shëmtuar sa që tifozët në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” kanë shpërthyer në sharje e ofendime ndaj trajnerit Christian Panucci.

Tags: kombëtarenkuqezipanucciskociatifozetVideo

TË LIDHURA

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

23:09 | 31/05/2025
PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!
Sport

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të
Sport

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025
Next Post
Punimet për HEC-in dëmtojnë rrugën antike, institucionet mbyllin sytë

Punimet për HEC-in dëmtojnë rrugën antike, institucionet mbyllin sytë

I tradhtuar nga lojtarët? Panucci: Zgjedhjet e mia ishin të gabuara

I tradhtuar nga lojtarët? Panucci: Zgjedhjet e mia ishin të gabuara

Ulen temperaturat, sot reshje shiu dhe bore në këto zona

Ulen temperaturat, sot reshje shiu dhe bore në këto zona

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com