Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Plagët e vjetra, si miku i ngushtë dhe vjehrra ‘fundosën’ Maks Velon

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Video/Plagët e vjetra, si miku i ngushtë dhe vjehrra ‘fundosën’ Maks Velon

Jo shumë kohë pas arrestimit, shërbimet sekrete i ofruan arkitektit e piktorit Maks Velo një marrëveshje. “Bashkëpuno me ne”, i thanë, dhe “do të t’i lehtësojmë të gjitha gjërat për ty”.

Ishte viti 1978, kulmi i diktaturës në Shqipëri. Velo, atëherë 43 vjeç, e dinte se një marrëveshje e tillë funksiononte, por … “Ishte një gjë që nuk mund ta bëja”, thotë ai.

Velos iu tha se arti i tij ishte kundër regjimit, apo, në terma të sakta, kishte tendenca moderniste.

Ai u mor në pyetje për gjashtë muaj dhe thuhet se u mbajt në izolim. Më vonë, doli në gjyq dhe u dënua me 10 vite heqje lirie dhe punë të rëndë për “agjitacion propagandë” të stilit sovjetik.

Ai i kaloi vitet e burgut duke punuar në minierë bashkë me të dënuar të tjerë politikë, në Spaç.

Përgjatë dekadave të fundit, Velo ka pyetur veten gjithnjë nëse përfundoi në Spaç sepse ndonjë i njohur i tij pranoi të bënte marrëveshje si ajo që ai vetë kishte refuzuar, duke u dhënë informacion autoriteteve. Madje, ai ka edhe emra konkretë në mendje se kush mund ta ketë bërë.

Gjatë vitit të fundit, qeveria shqiptare ka hapur arkivat e vjetra të shërbimeve sekrete të Sigurimit. Çdonjëri që ka spiunuar gjatë periudhës së komunizmit, mund të identifikohet (në të shumtën e rasteve) përmes dosjeve.

Velo e kërkoi dosjen e tij, por për një kohë të gjatë “ngeci” në të. Shpeshherë niste të lexonte dhe e linte faqen përgjysmë. Kishin qenë, sipas atyre që mësoi në dosje, rreth 20 njerëz që kishin dhënë informacione për të, ndër të tjerë edhe një mik i ngushtë i tij dhe ish-vjehrra e tij.

“Maks Velo është njeri me mendime borgjeze”, ka thënë ajo, sipas asaj që shkruhet në raportin e dosjes. “Ai është njeri pa karakter”.

“Çdo ditë, njerëzit vijnë këtu dhe kërkojnë të dinë kryesisht gjëra që nuk kanë pasur përgjigje për një kohë të gjatë”, thotë Gentiana Sula, drejtoresha e Autoritetit për Informimin për Dokumentet e Ish-Sigurimit. “Nëse ka gjëra që ata mendojnë se duhet t’i falin, për vete dhe familjarët e tyre, mendoj që është një rast i mirë. Shumë shpesh, bashkëpunëtorët dhe viktimat janë në të njëjtin rreth”.

Edhe gjyshi i Gentiana Sulës ishte në radhët e atyre shqiptarëve që u “zhdukën” nga agjentët e qeverisë përgjatë diktaturës. Pothuajse tri dekada më vonë, rreth 4000 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur.

Shqipëria, me rreth 3 milionë banorë, ishte dikur shtëpia e njërit prej regjimeve më të egër të botës. Disa ekspertë e kanë krahasuar atë me Korenë e Veriut për shkak të torturave nga më të rëndat që kanë pësuar shqiptarët, në rast se kanë tentuar të arratisen.

Nga viti 1946 e deri në vitin 1991, 6000 njerëz u ekzekutuan, sipas burimeve zyrtare. Mijëra të tjerë u burgosën apo u dërguan në kampe e internime.

Agjentët e Sigurimit ndonjëherë quheshin “Mikrofona të gjallë” sepse ishin gjithnjë duke përgjuar. Mirëpo, ky reputacion u bë i mundur nga mijëra banorë të Shqipërisë që ndihmuan Sigurimin të merrnin informacionin që donte. Makineria e aparatit të komunizmit u mbështet dhe u fuqizua pikërisht falë njerëzve që u komprometuan.

Kur diktatura mori fund, në vitin 1990, shumë agjent të sigurimit u ‘zhdukën’ në anonimat.

Një ish-zyrtar, Nesti Vako, ka folur për “NBC”.

“Si operator teknik, shef i Sigurimit, unë prodhoja teknologjinë që u duhej atyre”, thotë ai që kaloi 25 vite si inxhinier. Vako pohon se agjentët e Sigurimit kishin të gjithë buxhetin e shtetit në dispozicion vetëm që puna të bëhej sa më mirë.

Nëse Sigurimi po ndiqte një grua, atëherë agjentët do t përgjonin nga këpuca deri te flokët. Për shembull, agjentët duhet të gjenin këpucët e saj dhe të bënin një palë të tjera, identike, për ta “kapur”.

Vako ka shkuar një herë deri në Kinë për të mësuar teknikat e reja të survejimit.

“Më pëlqeu shumë”, thotë Vako për rolin e tij. “Ndihem krenar për punën që kam bërë. Isha me fat që kisha atë punë dhe kam zbatuar vetëm ligjin”.

I pyetur nga “NBC” se çfarë mendon për hapjen e dosjeve të Sigurimit, ai ka thënë: “Për mendimin tim, është me rrezik hapja e dosjeve. Nuk është gjë e mirë! Në ato dosje mund të gjesh edhe raste kur vëllai ka spiunuar vëllanë”.

PATRIOTË APO TRADHTARË?: Dosja e Maks Velos ka 250 faqe dhe atij iu deshën disa muaj për ta kuptuar atë. Bashkëpunëtorët kishin emra të koduar, kështu që atij i duhej të kthehej pas në kohë për të menduar rreth pseudonimeve që i referoheshin.

Tradhtia e miqve ishte ajo që e lëndoi atë më shumë. Njëri prej tyre, gjithashtu piktor, shkonte në shtëpinë e tij e megjithatë e spiunoi. Kur Velo u arrestua, shumë nga punët e tij u dogjën. “Si mund ta imagjinoja që një vepër arti ishte fyerje, ishte një vepër kriminale?”, thotë ai. Pasi rifitoi lirinë, Velo mësoi se miku i tij i dikurshëm ishte ende gjallë dhe jetonte në Tiranë, por nuk u përpoq të vihej në kontakt me të. Gentiana Sula thotë se njerëzit sot nuk mund t’i kuptojnë rrethanat, në të cilat njerëzit dikur kanë bërë atë që kanë bërë.

“Ishte një shoqëri e marrë peng. Kishte shumë propagandë”, thotë ajo. Sa i përket atij, Velo thotë se nuk është penduar që ka lexuar dosjen e tij, por nuk ndjen as ndonjë kënaqësi të madhe.

“Amerikanët thonë më fal, më fal 100 herë në ditë. Këtu askush nuk të thotë të paktën më fal”, përfundon ai.

Burimi: nbcnews.com

Përshtati: Tirana Today

TË LIDHURA

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia
Aktualitet

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte
Kryesore

Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

12:02 | 24/06/2025
“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO
Aktualitet

“S’ta fal gjakun e djalit”| Vrasja e ish-policit, tensione gjatë dëshmisë në GJKKO

10:43 | 24/06/2025
Next Post
Luftë bërthamore në emër të NATO-s? Shtetet anëtare të veprojnë, Putin po i teston

Luftë bërthamore në emër të NATO-s? Shtetet anëtare të veprojnë, Putin po i teston

Video/Rekordi i çmendur, të notosh me duar e këmbë të lidhura

Video/Rekordi i çmendur, të notosh me duar e këmbë të lidhura

Foto/Brenda frigoriferit të ushtari të ‘frikshëm’ mysliman

Foto/Brenda frigoriferit të ushtari të ‘frikshëm’ mysliman

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia
Aktualitet

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

by mirseda
12:15 | 24/06/2025
0

TIRANË– Pas shitjes së rrjetit të supermarketeve SPAR te kosovarët e Viva Fresh për 44 milionë euro,...

Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Pas sulmit kibernetik, bashkia e Tiranës shtyn regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

12:02 | 24/06/2025
Përplasje me armë zjarri në Kavajë, plagoset 21-vjeçari

Të shtëna në ajër pas sherrit në zonën e Institutit

11:36 | 24/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

Izraeli vret shkencëtarin bërthamor iranian në limitet e nisjes së armëpushimit

10:49 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com