Ekipi i Sopotit të Librazhdit është rikthyer të luaj në stadiumin e qytetit pas disa viteve shtegtim. Stadiumi është rikonstruktuar dhe tashmë i plotëson kushtet e kërkuara që të jetë në shërbim të ekipit. Por një ngjarje e ndodhur pak para se të fillonte një ndeshje e Sopotit janë bërë protagonistë dy policë, të cilët mesa duket do të kujdeseshin për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Ata kanë marrë një nga topat në fushë dhe njëri bënte portierin e tjetri gjuante nga pika e bardhë e penalltisë duke ndërruar rolet. Kaq ka mjaftuar dhe videoja e publikuar nga “STOP” është bërë menjëherë virale.