Një nënë e re myslimane është ndierë e ‘poshtëruar’, pasi shoferi i një autobusi në Londër i kishte kërkuar që të hiqte perçen, për të parë fytyrën e saj.
Nëna 20-vjeçare kishte hipur në autobus bashkë me foshnjën e saj në një autobus në Bristol. Shoferi i autobusit i kishte kërkuar që të hiqte perçen, pasi sipas tij bota është e kërcënuar nga terroristë dhe dyshonte se kishte të bënte me një terroriste. Incidenti është raportuar në policia dhe kompania ka thënë se kërkon ndjesë për këtë shqetësim.
Nëna e re myslimane ishte ‘trajtuar si një terroriste’. Gruaja mezi kishte arritur ta pyeste shoferin për biletën pasi perçja i kishte mbuluar gjithë fytyrën duke i lënë veten sytë. Incidenti, i cili ndodhi më 1 korrik në një autobus me numër 24 nga Easton në qendër të qytetit të Bristol, raporton policia dhe një videoja është postuar në internet.