Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Mbetjet shqiptare “lundrojnë” në mediat prestigjioze

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Mbetjet shqiptare “lundrojnë” në mediat prestigjioze

Problemi i mbetjeve dhe mungesa e kulturës për t’i trajtuar ato, tashmë është një problem i madh i shoqërisë shqiptare. Mbeturinat e hedhura në vende të papërcaktuara, mungesa e njohurive të qytetarëve dhe indiferentizmi i institucioneve, krijojnë një panoramë të zymtë në planin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri-shkruan Tirana Today.

“Mbeturinat e Shqipërisë, tashmë kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se  pas përmbytjeve, mbeturinat janë sjellë në brigjet e detit nga rrjedha e lumenjve, ndërsa panorama që të kapin sytë, lë për të dëshiruar“–shkruan euronews.

Si strategji dhe një ndër kushtet kryesore të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për menaxhimin e mbetjeve, Shqipëria vijon të përmbyt me mbeturina vijën e saj bregdetare, duke cenuar edhe interesat e vendeve fqinje, por jo më pak e rëndësishmja, po thyhen rregullat e BE-së në trajtimin e mbetjeve-shkruan Tirana Today.

Përkthimi i matrerialit nga Euronews

Gjatë sundimit komunist në Shqipëri, diktatori Enver Hoxha, nga frika e një pushtimi nga perëndimi, rreshtoi vendin me mijëra bunkerë në formë kërpudhash. Por, pushtimi asnjëherë nuk erdhi. Por tani zona e bregdetit në Shqipëri përballet me një kërcënim të ri nga mbeturinat.

Plazhi me rërë i Kepit të Rodonit përgjatë bregut të Adriatikut në Shqipërinë qendrore është e mbuluar me mbeturina. Shishet plastike, kartona dhe të gjitha llojet e mbeturinave shtëpiake lundrojnë në ujëra, të sjellë në rrjedhën e poshtme nga lumenjtë, duke shtuar faktin që pas vërshimit të ujërave ato janë shtuar edhe më shumë.

Mbeturinat  janë shumë problematike. Mediat raportojnë se më shumë se 50 metra kub mbeturina u hodhën nga porti i qytetit të vjetër, i cioli është një destinacion shumë i rëndësishëm në fushën e turizmit, por edhe me një popullaritet të madh.

Në Tiranë, ambientalistët nuk habiten për këtë, pasi nuk është një problem i ri ky i mbeturinave. Ata shpjegojnë se mungesa e politikave të përshtatshme të menaxhimit të mbeturinave në Shqipëri paraqet rrezik për bregdetin e Adriatikut dhe atë të fqinjëve të saj.

“Shqipëria ka shumë lumenj dhe lumenjtë janë shndërruar në kanale që mbledhin plehra që vijnë nga fshatra të largëta, por edhe qytete të mëdha dhe e gjithë kjo përfundon në det. Rrymat në Detin Adriatik rrjedhin nga jugu në veri dhe rrjedhimisht rrjedh mbeturinat dhe ndotin bregun verior të Adriatikut. Meqenëse ajo ka përfunduar deri në Dubrovnik, unë mendoj se duhet të ketë qenë një sasi e madhe e mbeturinave dhe rrymat kanë qenë të forta “ -tha Xhemal Mato, drejtor ekzekutiv i grupit mjedisor Lëvizja Eko.

Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe shpreson që viti i ardhshëm do të hapë negociatat e pranimit me Brukselin. Megjithatë, sipas Raportit të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2016, segregimi i mbeturinave është i paqëndrueshëm dhe mbledhja e mbeturinave për qëllime ricikluese është kryesisht joformale.

 Kapaciteti institucional për të menaxhuar mbetjet mbetet ende i dobët në të gjitha nivelet. Largimi i mbeturinave mbetet në masë të madhe jo në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit. Një raport i publikuar më parë gjatë vitit nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, thotë se vetëm 68 për qind e popullsisë shqiptare ka qasje në shërbimet e hedhjes së mbeturinave. Pjesa më e madhe e mbeturinave që nuk mblidhen nga rrjedhat e lumenjve të Shqipërisë.

“Është një nga kriteret që praktikat e menaxhimit të mbeturinave duhet të përmbushin standardet e BE-së, por kjo gjithashtu mbetet një tregues negativ për Shqipërinë, pasi ajo do të dëmtojë industrinë e turizmit, sepse askush nuk dëshiron të vizitojë një plazh të mbuluar me mbeturina”-vuri në dukje Xhemal Mato.

Nën urën e lumit të Tiranës, 12 kilometra jashtë kryeqytetit shqiptar, mbeturina e hedhur poshtë në rrjedhën e lumit mbulon pothuajse çdo centimetër të bregut të lumit dhe ka ngjitur edhe degët e pemëve që duken sikur të ishin veshur për Halloëeen. Pjesa më e madhe e mbeturinave vjen nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij , pastaj marrin drejtimin drejt detit Adriatik. Shifrat për sasinë mbeten ende të panjohura.

“Në Shqipëri nuk kemi të dhëna të sakta për mbeturinat që gjenerohen dhe nuk mund të themi se sa është. Megjithatë, situata është problematike – që mund të shohim. “Në të gjitha vendet publike, urbane apo natyrore, ne kemi braktisur mbeturinat, që do të thotë se kemi një problem me menaxhimin e mbeturinave, për të mos përmendur menaxhimin e integruar të mbeturinave”, tha Ermelinda Mahmutaj, drejtor ekzekutiv i grupit mjedisor Eden.

Grupet e mjedisit ankohen se autoritetet shqiptare po bëjnë shumë pak për të përmirësuar normat e grumbullimit të mbeturinave, parandalimin dhe riciklimin. Derisa kjo të ndodhë, fqinjët e saj bregdetarë do të jenë të shqetësuar,, pasi mbeturinat mund të vijojnë të qëndrojne dhe të krijojnë vështirësi dhe për fqinjët e Shqipërisë. PËRSHTATI TIRANA TODAY.

Tags: lundrojnembetjetMediatnderkombetare

TË LIDHURA

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

09:48 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër
Aktualitet

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para
Aktualitet

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
Next Post
Shpërthim me eksploziv në derën e banesës së të riut

Shpërthim me eksploziv në derën e banesës së të riut

Viti 2017 me zhvillime të mëdha e të papritura për Kosovën

Viti 2017 me zhvillime të mëdha e të papritura për Kosovën

Video/Bertina tregon jetën në Dubai: Më kanë martuar me sheik, por  jam zog i lirë

Video/Bertina tregon jetën në Dubai: Më kanë martuar me sheik, por jam zog i lirë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com