Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Ish-kampioni i boksit kërkon ndihmë nga shteti: Po lë drogën, më gjeni një punë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Ish-kampioni i boksit kërkon ndihmë nga shteti: Po lë drogën, më gjeni një punë

Një i ri shkodran ka rrëfyer të gjithë betejën për të lënë drogën. Si gjithë moshatarët e tij, një interes i shtuar për të provuar diçka të re, e futi atë në kurth. Nga ajo ditë e për gjashtë vite me radhë, ai krijoi varësi nga droga, aq sa e kishte të pamundur që ta linte.

Ndonëse u bënë gjashtë muaj që ai është në trajtim, ende nuk është gati për ti thënë ‘ndal’ lëndëve narkotike. Ai është mjaft i vetëdijshëm, e madje nuk nguron të tregojë të gjithë kalvarin e vështirësive. Kjo është historia tronditëse e 24-vjeçarit, Riad Celufaj.

“Ka arrit puna që jam në gardhin e fundit që mund të shkojë një njeri. Që mund të shkojë një përdorues droge, i kësaj droge, për momentin, ka 6 muaj që jam në trajtim, me metadon. Jam drejt lënies së tij, por edhe atë e shoh shumë të vështirë për ta lënë, shpesh më ngacmon edhe mendja për të pirë drogë prap. Rrezik ka për t’u rikthyer. Ka pas raste që kam ndejtur dy tre ditë në dhimbje në shtrat, siç janë këto dhimbjet kur nuk e merr, kur nuk e përdor, kur të rri mendja aty”, ka thënë ai për “News24”.

I riu kujton se ishte vetëm 18-vjeç kur provoi drogën dhe ndjesinë që të përçonte ajo. Gjithçka nisi në një sallë lojërash fati. Ai tregon ndër të tjera se ka qënë sportist, kampion në boks, por tashmë çdo gjë ka marrë tjetër drejtim.

“Nisi 18 vjec, te një sallë lojërash interneti. Kam taku një person aty, as nuk e njihja se çtë bën kjo lloj droge. Avash avash duke e pirë derisa e kam parë veten që ka dhimbje, ka fiksime, ta jep në tru që o ta marrësh, o s’ka. Kam qenë djalë normal, sportist, kampion në boks për dy vite e gjysmë. Kur hyra të punoj për të patur një rrogë, 18 vjeç, sepse e lash shkollën e mesme. Thash po punoj, po e marr shkollën më vonë… Aty u futa në një sallë interneti, njoha një njeri dhe aty merr jetë gjithçka pastaj…”.

Historia e tij bëhet edhe më e trishtë, pasi askush nga familjarët nuk e ndihmon. Familja e ka braktisur e gjitha, e ndërsa ai është i zhytyr në borxhe.

“Jam koshient për çfarë kam bërë. Është arsyeja që babai më ka vdekur, nëna, familja kanë ik, janë në Francë. Nëna dhe dy vëllezërit e motra, unë jam vetëm këtu. Vetëm me një vëlla, të voglin kam kontakt, ai nuk është i bashkuar me të tjerët, kam kontakt në facebook. Përgjigjja e tyre është gjej një punë, bëhu mirë, ndoshta pas 4-5 vite a 10 viteve ndoshta atëherë ke për të patur një shpresë me ne. Kam kalu në shitje të orendive, pasurive .. i kam vjedh lekë shtëpisë, kur ikën i kam shit të gjitha gjërat. Nuk shihja rrugë tjetër, sepse lodhesh. Por pastaj vjen një kohë që nuk ke ku vjedh më, nuk ke ku merr më”.

I riu tregon se në Shkodër ai njeh shumë përdorures droge. Pas humbjes së betejës me drogën dhe pasojat që i ka shkaktuar, ai pranon publikisht se familja është gjëja më e shtrenjtë.

 “Ka pas raste që nuk kam qenë i vetëdijshëm. Kur i shoh të rinjtë që mund ta kenë marr atë rrugë, i them largohu ‘mor shok’ se shi ku kam arrit unë. Për mua gjëja më e shtrenjtë është familja sot”.

Po kështu ai ka edhe një kërkesë ndaj shtetit, që ti gjejnë një punë, për të rimarë veten.

 “Një punë të rregullt që mund ta marrë veten, kërkoj ndihmën e një shoqate apo njerëzve. Më janë mbledhur shumë gjëra, jam krejt i vetëm pa asnjë njeri. Kam humb besimin te gjithkush. Te njerëzit e mi më të afërt… të gjithëve iu kërkoj falje, po kështu paska qene e shkruajtur!”.

 

 

 

Tags: drogakampioni i boksit

TË LIDHURA

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë
Aktualitet

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS
Aktualitet

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën
Aktualitet

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

11:23 | 20/11/2025
Next Post
Zjarr te Kullat Binjake në Tiranë, digjet zyra e avokatit të dosjeve të bujshme

Zjarr te Kullat Binjake në Tiranë, digjet zyra e avokatit të dosjeve të bujshme

Zjarr në një ndërtesë banimi, shtatë persona në gjendje të rëndë

Zjarr në një ndërtesë banimi, shtatë persona në gjendje të rëndë

Hiqen pengesat/Merkel bën gati ligjin për emigrantët. Ja si mund të punësoheni në Gjermani

Hiqen pengesat/Merkel bën gati ligjin për emigrantët. Ja si mund të punësoheni në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë
Aktualitet

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

by mirseda
11:43 | 20/11/2025
0

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar pasaporta,...

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

11:23 | 20/11/2025
Shkumbini del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezik për tokat e Çermë Shkumbinit

Shkumbini del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezik për tokat e Çermë Shkumbinit

10:55 | 20/11/2025
700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës

700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës

10:52 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com