Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Video/Gjyqi i parë politik brenda Teatrit, tragjedia që përfundoi me 17 të pushkatuar

7 vjet ago
in Të Gjitha
Video/Gjyqi i parë politik brenda Teatrit, tragjedia që përfundoi me 17 të pushkatuar

Muajt e parë të pas Luftës sundoheshin nga revanshi i komunistëve për të shtrirë pushtetin në çdo qelizë të jetës në vend. Lajme arrestimesh dëgjoheshin gjithkund në kryeqytet. Në qendër, godina elegante e kinema “Kosovës”, dikur “Savoja”, i kishte mbyllur dyer për publikun artdashës.

 Marrë nga Kujto.al

Data shënonte 1 mars 1945. Pranvera e parë nën regjimin e ri komunist.

Atë ditë dyert e kinema “Kosovës” do të rihapeshin sërish. Mbi 1300 vetë do të ishin spektatorë të një tragjedie, e cila do të përfundonte vetëm 44 ditë më vonë me 17 intelektualë të pushkatuar.

Në atë kino-teatër, të përshtatur si sallë gjyqi, kryeqytetasit do të ishin dëshmitarë të të parit gjyq politik të regjimit komunist në Shqipëri.

Tre muaj pas çlirimit, Shqipëria nuk kishte themeluar ende një Gjykatë, por Këshilli Nacional Çlirimtar kishte firmosur që më 15 dhjetor 1944 ngritjen e të parit Gjyq Special, i cili nxori në bankën e të akuzuarve 60 nacionalistë, kundërshtarë potencial të komunizmit, të akuzuar si kriminelë lufte, edhe pse Shqipëria ende nuk kishte ligj për krimet e luftës.

Procesi gjyqësor do zhvillohej në 31 seanca, nga 1 marsi deri në 13 prill 1945.

Në vendet e trupit gjykues ishin ulur 9 drejtues komunistë.

Kryetar i i gjyqit ishte emërua Koçi Xoxe (teneqexhi, me 5 klasë shkollë), ndërsa anëtarët e trupit gjykues ishin: Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hajdar Aranitasi, Gaqo Boboshtica, Medar Shtylla; Faik Shehu; Halim Budo dhe Gaqo Floqi. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special edhe Bilbil Klosi, Gjon Banushi dhe Haki Toska.

Pas 31 seancave me 13 prill 1945 u shpall vendimi i këtij gjyqi. Në këtë foto të Agjencisë telegrafike shqiptare shafqet Koçi Xoxe në momentin teksa lexon vendimin e gjyqit për 60 të akuzuarit. Në fillim lexon 17 dënime me vdekje:

Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)

Bahri Omari (politikan, ish-ministër)

Beqir Valteri (deputet, antizogist)

Daut Çarçani (prefekt)

Dik Cami (zogist, ushtarak)

Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)

Gustav Mirdashi (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)

Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)

Ismail Golemi (ushtarak, ballist)

Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)

Kolë Tromara (politikan, ish-ministër)

Kostandin Kota (ushtarak, ish-ministër)

Reshit Merlika (deputet, I afërm i Mustafa Merlika Krujës)

Shyqyri Borshni (ushtarak)

Tahsim Bishqemi (ushtarak)

Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)

Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

Të 17 të dënuarit me vdekje do të shihnin për herë të fundit këtë sallë kinemaje ku regjimi komunist po luante të parën tragjedi të stilit sovjetik për publikun e gjerë. Dy ditë pas këtij vendimi 17 të dënuarit me vdekje do të pushkatoheshin pranë Kodrës së Priftit në Tiranë.

Të dënuarit e tjerë, pjesa dërrmuese me burgime të gjata do të linin jetën qelive të errëta e në vuajtje të shumta…

Ky gjyq shënoi veç të tjerash, stacionin e parë të një serie të gjatë e të pandalur të gjyqeve ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist, që zgjati gati gjysmë shekulli.

/Arkiva online e krimeve dhe viktimave te komunizmit/

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Makina përplas këmbësorin në aksin Elbasan-Peqin

Makina përplas këmbësorin në aksin Elbasan-Peqin

Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus

Kërcënohet me jetë gazetarja: Ma bëri të qartë fundin që më priste!

Foto+Emri/Ky është biznesmeni shqiptar, u la i lirë nga policia por…

Foto+Emri/Ky është biznesmeni shqiptar, u la i lirë nga policia por...







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com