Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video+Foto/Shqipëria hap portat për Kolumbinë, kriminelëve u buzëqesh fati

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video+Foto/Shqipëria hap portat për Kolumbinë, kriminelëve u buzëqesh fati

Kjo javë ka qenë pozitive për Kolumbinë, por padyshim që ka pasur lajme të mira edhe për kriminelët shqiptarë. Me anë të një njoftimi, Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos Calderon,  ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjet me dy vende evropiane në mënyrë që kolumbianët mund të udhëtojnë pa vizë, vetëm me pasaportë, në Moldavi dhe Shqipëri.

Këta dy shtete u bashkohen  vendeve që përjashtojnë kolumbianët nga vizat afatshkurtra për të hyrë në territoret e tyre.

Pra Shqipëria ka hapur portat e saj për kolumbianët, në një kohë kur në mediat e vendit dhe në të mbarë botës po qarkullojnë lajme të zeza se bandat shqiptare po marrin drogë nga Kolumbia dhe po e sjellin në Evropë.

Rasti në Maminas

Duket e pabesueshme që 25 vjeçarët Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Arbër Çekaj të kenë qenë bosët e mëdhenj të trafikut të 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës e më tej në Europë.

Policia i ka dërguar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Tiranës, por kjo e fundit mbylli hetimit për mos gjetje elementesh të veprës penale.

Sipas Prokurorisë nuk kishte lidhje të pronarit të mallit me kokainën që ai thoshte se nuk kishte dijeni.

Por kapja e gjysmë tonit kokainë në Maminas, pikërisht në magazinën e Arbër Çekajt, pasi u zbulua në portin e Durrësit, hapi “kutinë e Pandorës” e cila tani nuk ka më të ndalur.

Rasti i Spanjës

Sërish kokainë në Spanjë e sërish shqiptarët. Policia vendase kishte ndërmarrë një tjetër operacioni ku është kapur një grup që trafikonte drogën e fortë.

Sipas të dhënave, u sekuestruan 86 kilogram kokainë në një automjet në Malaga, të futura në valixhe. Policia arrestoi 4 shqiptarë pjesë e një grupi të rëndësishëm trafiku.

Spanja është rikthyer në një qendër të veprimtarisë së mafia-s shqiptare.

Disa javë më parë, DEA dhe policia spanjolle goditën një grup shqiptar, duke sekuestruar 1 ton kokainë si dhe 1.5 milionë euro cash. Operacioni u finalizua edhe me arrestimin e dy shqiptarëve, Julian Deblini dhe Arjan Ndoci. 

Rasti në Gjermani

E përditshmja më e madhe gjermane Bild, ka publikuar një raport të plotë për 1.8 ton kokainën e kapur në portin e Hamburgut në ngarkesën e bananeve.

Gazeta gjermane bën të ditur se rreth 500 forca policie kanë marrë pjesë në aksionin që nisi prej një viti.

Policia gjermane ka zbuluar skemën së bashku me agjentët e DEA-s që kanë bashkëpunuar në origjinën e blerjes së kokainës, në Kolumbi dhe Ekuador.

Kokaina dërgohej nga Kolumbia në Ekuador dhe atje instalohej në ngarkesën e bananeve. Më pas, sapo mbërrinte në Hamburg ajo lëvizte për në Bavari ku u arrit të zbulohej një rrjet i gjerë shpërndarjeje që funksiononte në supermarketet e vogla të lagjeve në disa qytete.

Policia gjermane mban ende të fshehtë identitetin e të arrestuarve, pasi operacioni është në zhvillim e sipër. Prokurori Thomas Steinkraus-Koch ka bërë të ditur se 12 personat që gjenden në paraburgim i përkasin moshës nga 21 deri në 51 vjeç.

Identitetin nuk e bën të ditur as njëri prej avokatëve, i cili flet për Bild. Dimitrios Kotios, avokati mbrojtës i njërit prej të arrestuarve deklaroi se klienti i tij nuk ka pranuar akuzën. Sipas tij, ai nuk ka qenë në dijeni të ngarkesës me kokainë që ishte fshehur në banane.

Pra sipas të gjitha gjasave, i arrestuari që mbron Kotios është pronari legjitim i ngarkesës me banane. Sërish një koençidencë me kokainën e kapur në Maminas.

Tani prokuroria gjermane po gjurmon pasuritë dhe asetet e ardhura nga shitja e kokainës, ndërkaq, Bild ka publikuar foton e një vile ku grumbulloheshin bananet dhe kokaina. 

Rasti në Holandë

Deri më tani DEA ka goditur katër banda mafioze shqiptare të kokainës. Rasti më i fundit ishte një grup shumë i fuqishëm që vepronte në Belgjikë dhe Hollandë.

Në një operacion të përbashkët që DEA dhe Europol kanë zhvilluar në qytetin e madh belg Antverpen, është arritur të sekuestrohet rreth 313 kilogram kokainë dhe është kapur pjesa më e madhe e grupit.

Grupi që vepronte në portin më të madh të Belgjikës, mësohet se kontrollonte tregun e Francës dhe Belgjikës, si dhe një pjesë në Hollandë.

Kokaina e fshehur në arka bananesh kishte ardhur nga Amerika Latine me një ngarkesë më të vogël. Ajo më pas ishte magazinuar në një ndërtesë në qytetin e madh port të Belgjikës, ku u zbuluan provat e tjera të bandës shqiptare.

Numri i të arrestuarve po mbahet sekret për arsye hetimore, por siç mësohet bëhet falë për një grup që ka lidhje me tre operacionet e tjera: atë të Maminasit, atë të Spanjës dhe të Gjermanisë, ku u kapën tonelata drogë të fortë.

DEA, e cila komandon sulmet për ditën dhe kohën e duhur të operacionit, dyshon se goditjet e fundit që u dhanë ndaj eksportuesve shqiptarë të kokainës kanë bërë që trafikantët ta lëvizin atë me sasira më të vogla.

Kjo pasi grupi që është goditur në Antverpen është i fortë dhe i rëndësishëm thuajse njësoj me ata që u arrestuan në Madrid dhe në Hamburg.

Sipas policisë belge që ekzekutoi dhe bashkërendoi operacionin, kokaina ishte fshehur në 15 kuti bananesh dhe kapte vlerën e 16 milionë eurove.

Shqiptarëve ju janë kaur vetëm 50 mijë euro cash, si dhe të gjitha makinat dhe dy motoçikleta që u gjendën në banesën ku u zhvillua operacioni.

Gjithashtu në banesën ku u kapën krerët e bandës shqiptare, u gjet edhe një serë e madhe e kultivimit të kanabisit, ku mbilleshin kryesisht fidanët e mariuanës.

Hetimet për bandën shqiptare kanë nisur që në shtatorin e vitit 2016, kur në një ditë në të gjithë Europën, Europol arrestoi 36 baronë shqiptarë të drogës. Pas atij operacioni të madh, ky është aksioni i dytë, tashmë me synimin për t’i shpartalluar përfundimisht këto banda.

Ndërkaq, policia gjermane ka publikuar emrat e të arrestuarve në operacionin ku u sekuestrua 1.8 ton kokainë.

Emiljan Hysenaj dhe Dashamir Ndoj, duket se janë krerët e kartelit shqiptar të Bavarisë, i cili kontrollonte shpërndarjen në një rrjet në jug të Gjermanisë.

Në Tiranë ka mbërritur një grup i policisë dhe i prokurorisë gjermane, të cilët dje janë takuar edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, takim ku ishte prezent edhe ambasadorja gjermane në Tiranë.

Agjencia amerikane e Antidrogës, mendon se të gjithë të arrestuarit në operacionet e fundit nuk ka gjasa të jenë koka e vërtetë e trafikut gjigand të kokainës; ata janë thjesht ushtarë të një megaorganizate që është bashkuar prej kohësh dhe është bërë shumë e fuqishme. 

Përgatiti TIRANA TODAY

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Foto/Bastisën Prokurorinë, të dyshuarit dalin në gjyq. Habisin me dëshmitë

Foto/Bastisën Prokurorinë, të dyshuarit dalin në gjyq. Habisin me dëshmitë

Jo vetëm lumturi, Disneyland ka edhe anë të errëta

Jo vetëm lumturi, Disneyland ka edhe anë të errëta

Emri/Tutorët vranë dhe dogjën prostitutën shqiptare, italianët bëjnë gjestin e madh

Emri/Tutorët vranë dhe dogjën prostitutën shqiptare, italianët bëjnë gjestin e madh

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com