Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video+Foto/Me gomone drejt Anglisë, fundoset banda. I gjen belaja dy shqiptarë (Emrat)

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video+Foto/Me gomone drejt Anglisë, fundoset banda. I gjen belaja dy shqiptarë (Emrat)

Një Gjykatë në Londër ka dënuar me burg 6 pjesëtarë të një bande që trafikonin emigrantë shqiptarë për në Britani. Agjencia e lajmeve Sputnik në një investigim të bërë, ka zbuluar një sërë rrugësh kontrabandë të bërë nga trafikantët, si dhe disa të mbetura në tentativë.

Mes grupit të të dënuarve, ishin dhe dy shqiptarët Artur Nutaj dhe Sabah Dulaj, përkatësisht 39 dhe 23 vjeç.

“18 emigrantë shqiptarë, të cilët kishin paguar 6000 paund secili, pothuajse u mbytën më 28 maj të vitit 2016, kur gomonia që po transportoheshin gjatë natës hasi vështirësi në kanalin e Anglisë,” shkruan Sputnik. Emigrantët ishin të moshës 16-17 vjeç.



Dy shqiptarët, pjesë e bandës së trafikantëve, pas marrjes së parave cash, u siguronin rrugën për në Angli, emigrantëve që mundeshin të arrinin vetë deri në Francë.

Aktiviteti kriminal i bandës, që kishte si bazë kryesisht Dymchurch në Kent, u zbulua pas një sërë gabimesh. Policia ndërhyri ndaj bandës kur këta të fundit nisën të përdornin motorë uji (jet ski) tre vendësh.

Të dënuarit, sipas asaj që shkruan BBC, janë dy britanikë babë e bir, Leonard dhe Alfie Powell, Wayne Bath, Albert Letchfor, si dhe dy shqiptarët, Sabah Dulaj, 39 vjeç dhe Artur Nutaj, 23 vjeç. Djali tjetër i Leonard Powell, George, pranoi fajësinë për rolin e tij në këtë organizatë kriminale më 15 Maj.

Dy të tjerë, Alan Viles dhe Francis Wade u shpallën të pafajshëm. Në gjyqin që zgjati 9 javë u zbulua sesi se një anije e lidhur me bandën u desh që të shpëtohej pasi po mbytej. Varka mund të mbante deri në 6 persona, por në të kishte 20, përfshirë 18 emigrantë shqiptarë.

Autoriteteve britanike iu desh që të shpëtonin një tjetër anije, e cila po udhëtonte në drejtim të gabuar dhe i kishte mbaruar karburanti. Nëse banda nuk do të ishte ndaluar në operacionin e drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), ata do të kishin qenë të parët që do tentonin për t’i kaluar emigrantët nëpërmjet një prej rrugëve më të përdorura në botë, me anë të motorëve të ujit.

Hetuesit shprehën mbi të gjitha shqetësim për rrezikun që vjen nga njerëz të tillë, pa dijen e duhur mbi lundrimin.

“Kemi njerëz pa asnjë lloj eksperience detare që kontrollojnë anijet, nuk kanë asnjë lloj eksperience në lundrim, kanë kryer një kurs bazik 1-2 ditor dhe përpiqen të kalojnë në një kanal tejet të ngarkuar me anije gjatë natës në varka të vogla, pa përdorur drita apo radarë“” tha hetuesi Mark McCormack.

Banda në fjalë besohet se ka arritur që të kryejë të paktën një udhëtim me sukses, pasi më 11 Maj të 2016-s, autoritetet britanike gjetën një gomone të braktisur në një plazh në Dymchurch, me xhaketa shpëtimi për fëmijë në të.

Dy javë më vonë, policia franceze dalloi disa njerëz që sinjalizonin një varkë në ujërat e plazhit Cran d’Escalles pranë Calais.

“Normalisht nuk kishin ardhur për të bërë plazh“, tha prokurori Timothy Probert-Wood. Dy ditë më vonë, banda u përpoq sërish, por këtë herë ata po survejoheshin nga agjentët e NCA.

Kishin marrë 18 emigrantë nga Franca, përfshirë 2 fëmijë të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një grua. Për fatin e tyre të keq u mbaroi karburanti duke i detyruar emigrantët që të braktisnin anijen, e cila u mbush me ujë. Ata u shpëtuan nga një helikopter i rojes bregdetare. Dy trafikantët që ndodheshin në anije, Mark Stribling 35-vjeç dhe Robert Stilwell, 33, u dënuan me burg në Korrik të 2016-s.

Megjithatë, banda e vijoi aktivitetin e saj, këtë herë duke blerë një anije më të madhe, në të cilën NCA kishte vendosur një përgjues për të dëgjuar planet për rrugën e ardhshme me emigrantë.

Pas tentativës së dështuar më 25 Korrik, për shkak të detit të trazuar, NCA regjistroi fshehurazi një takim të bandës ku blenë një motor uji. Ata u arrestuan përpara se mjeti të mund të përdorej. Të gjithë të pandehurit i kanë mohuar akuzat për ndihmesë të emigracionit të paligjshëm. Dy shqiptarët Dulaj dhe Nutaj pretenduan se ishin “agjentë udhëtimi”, të cilët gjenin njerëz që dëshironin të shkonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dënimi për 6 të pandehurit do të jepet më datë 21 Shtator.

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
“Iu shemb bota mbi kokë”, fati i zi ndoqi familjen shqiptare

“Iu shemb bota mbi kokë”, fati i zi ndoqi familjen shqiptare

Aksident i rëndë në Shkodër-Koman, makina bie në humnerë

Aksident i rëndë në Shkodër-Koman, makina bie në humnerë

Tensionet në pikën kritike, Turqia përballë përplasjes me SHBA

Tensionet në pikën kritike, Turqia përballë përplasjes me SHBA

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com