Updete/ Të paktën 35 persona kanë gjetur vdekjen, mes tyre edhe fëmijë, nga shembja e urës në Xhenova të Italisë. Ndërsa dhjetarë persona janë plagosur, autoritet bëjnë të ditur se 10 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.
Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.
Ora/16: 36 Katastrofa në Xhenova, 22 viktima e dhjetëra të plagosur. Por ka edhe persona me fat
Thellohet bilanci i tragjedisë në Xhenova, ka shkuar në 22 numri i personave që kanë gjetur vdekjen për shkak të shembjes së urës. Katastrofa ka ndodhur mesditën e sotme ku një struktura prej betoni e varur, u shemb në tokë në pak sekonda, duke zënë dhjetëra autovetura poshtë.
22 persona gjetën vdekjen. Dhjetëra te tjerë janë plagosur. Ekipet e emergjencave po kërkojnë ende nën rrënoja. Këto pamje tregojnë automjetet e shkatërruara të rëna pranë brigjeve të lumit pas shembjes së urës.
Por në tragjedi ka edhe persona që shpëtojnë mrekullisht, një prej tyre është edhe shoferi i kamionit në foto, që ka ndaluar fare pak metra larg pjesë së shembur të urës.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.
Të tjerë dëshmitarë nuk u besojnë syve teksa shohin urën gjigande të shembur. Shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta. Dyshohet se njëra nga shtyllat mbajtëse të urës u shemb si pasojë fryrjes së lumit nga reshjet e dendura.
Ora/ 15: 38 Pamje të rënda/Tragjedia në Xhenova, zjarrfikësit nga vendngjarja: Këtu është ferri
Nga tragjedia e shembjes së urën në Xhenava të Italisë, sipas të dhënave të publikuara në mediat e vendit fqinj, raportohet për të paktën 11 viktima, mes të cilëve edhe 1 fëmijë. Ndërsa bëhet e ditur se 5 perona kanë mbetur të, bilanc i cili fatkeqësisht pritet të rendohet pasi nën rrënoja ka ende disa makina.
“Këtu është ferri”, këto janë fjalët që përsërisin anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit mes tyre teksa mundohen të shpëtojnë sa më tepër jetë.
Ura e shembur në Xhenova ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera.
E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.
Ora, 14: 24/Video/Tmerri në Xhenova, 11 të vdekur e disa të plagosur. Ja momenti fatal
Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin italian, Xhenova. Një urë është shembur, e cila ishte pjesë e superstradës A10, e cila është rreth 100 metra e lartë dhe ka raporte për të paktën 11 njerëz të vdekur, sikurse edhe makina të mbetura nën rrënoja.
Disastro a #Genova. Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni. pic.twitter.com/f2Z0c91JLZ
— Sergio Battelli (@BattelliSergio) August 14, 2018
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të. Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.
Ura Morandi është ndërtuar në vitet 1960 dhe amortizimi besohet të jetë shkak i tragjedisë. “Po ndjek me shqetësim çfarë ka ndodhur në Genoa”, tha ministri italian i Transporteve dhe Infrastrukturës, Danilo Toninelli.
Skuadrat e emergjencave kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Flitet për shumë viktima, me siguri më shumë sesa 11, por numri mund të rritet pasi zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në makinat e tyre nën rrënoja.
Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.
Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”. /Tirana Today/