Policia e tyre ka vënë në pranga tre të rinj nga Kavaja, të cilët qarkullonin me armë pa leje nëpër qytet. Ata janë dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Njoftimi i policisë
Kavajë
Qarkullon me armë zjarri pa leje në qytet.
Policia e Kavajës arreston poseduesin e armës për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Në pranga dhe dy të tjerë (vëllai dhe kushëriri i poseduesit të armës) për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Nga Shërbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
– Jurgen Merkja, 21 vjeç banues në Kavajë.
– Emiljano Merkja, 32 vjeç banues në Kavajë (vëllai i Jurgenit).
– Besim Merkja, 23 vjeç, banues në Kavajë (djal xhaxhai me dy shtetasit e mësipërm).
Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV” me drejtues shtetasin Jurgen M., dhe pasagjar shtetasit, Emiljano M., dhe Fatbardh M., (vëllai dhe djali i xhaxhait të J. M.), u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga shtetasi Jurgen M., ndërkohë që dy shtetasit e tjerë (Emiljano M., dhe Fatbardh M.,) janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë
– 4 aparate celular
– mjeti tip “BMV”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga neni 278 në ngarkim të shtetasit J. M., dhe për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve E. M., dhe F. M.