Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video+Emrat/Kush janë 3 kriminelët shqiptarë, përdhunuan dhe vranë brutalisht prostitutën

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video+Emrat/Kush janë 3 kriminelët shqiptarë, përdhunuan dhe vranë brutalisht prostitutën

Pas 19 vitesh në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, autoritetet kanë mundur të ndalojnë një 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.

Ylli (Fatmir) Vangjelaj

Ai është Ylli (Fatmir) Vangjelaj, banues në Vlorë dhe u arrestua këtë të enjte, falë shkëmbimit të informacioneve në kohë rekord midis strukturave të Policisë Shqiptare dhe asaj italiane.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se “më 25 Mars të vitit 2009, Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”.

Vrasja për të cilën është dënuar Vangjelaj është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një ekuadoriane, e cila dyshohej se punonte si prostitutë.

Policia thotë se 42-vjeçari i fshihej drejtësisë duke përdorur gjeneralitete të rreme.

Por, pas arrestimit të tij në Shqipëri, kanë reaguar edhe autoritete italiane ku karabinierët thanë se kanë çuar në vend ‘amanetin’ që u kishin lënë prindërit e vajzës nga Ekuadori, e identifikuar si  Betty Ramirez.

“Ne i premtuam prindërve: do t’i arrestojmë vrasësit e vajzës”, kështu ka thënë kolonel Corrado Scattaretico, i cili ka komentuar arrestimin e shqiptarit të tretë për vrasjen dhe përdhunimin e prostitutës nga Ekuadori, Betty Ramirez.Ajo do të festonte ditëlindjen e sajë të 20-të, kur më 9 dhjetor, 1999,  u përdhuna dhe vra nga 3 shqiptarët e pamëshirshëm, në breg të lumit Po në Mortizza.

Por, lidhur me këtë krim, i njohur si një ndër më të përgjakshmit të ndodhur në Mortizza  të Italisë, janë në burg edhe dy shqiptarë të tjerë.

Ata janë: Robert Ziu, i cili është ndaluar në vitin 2006 në Shtetet e Bashkuara dhe është ekstraduar në Itali, i cili është dënuar me 23 vjet në burg.

Ndërsa shqiptari tjetër Erjon Sejdiraj, lideri i vërtetë i bandës, i cili është kapur në Belgjikë me 15 gusht të vitit 2015,  është dënuar me burgim të përjetshëm.

Fatmir Vangjelaj pas vrasjes kishte ikur për në Shqipëri, ku ai kishte ndryshuar identitetin e tij: ai kishte marrë emrin e pagëzimit vëllait të tij më të madh dhe datën e lindjes së motrës së saj më të vogël,  ku ishte regjistruar me një emër të rremë. Ndërkohë ai kishte krijuar familje dhe ishte baba i një vajze. Ai ishte martuar me një shqiptare. Ndërsa për të fshehur gjurmët ai nuk e kishte regjistruar vajzën me emrin që ai po mbante.

Ndërkohë hetimi kishte vazhduar në Shqipëri ku u arrestua vëllai i tij: hetuesit shqiptarët menduan se kishin arrestuar vrasësin, por ata ishin të gabuar: gjurmët e këmbëve nuk përputheshin me të kërkuarin.

Erjon Sejdiraj

Vangjelaj kishte punuar si murator dhe kurrë nuk kishte folur për të kaluarën e tij të errët. Në disa përgjime shokët dëgjohet ta pyesnin atë se me çfarë ishte marrë në Piacenza, por ai kurrë nuk u ishte përgjigjur pyetjeve të tyre, madje ai as nuk kishte folur për ngjarjen e  9 dhjetorit.

Por, përgjatë vite karabinierët kishin ndjekur lëvizjet e gruas dhe vajzës së tij. Ata të dyja udhëtonin shpesh mes Shqipërisë dhe Italisë.

Por arrati a tij mori fund pas një bastisje ku ai u zu në befasi në shtëpinë e tij në Tiranë më 12 Korrik, ku nuk i kishte rezistuar policisë.

Tani ai është në burg duke pritur të  ekstradohet për në Itali, ku do të vuaj edhe dënimin.

Prostituta,  Betty Ramirez u rrëmbye nga tre shqiptarët  në mbrëmjen e 9 dhjetorit të viti 1999, në frontin e stacionit të gazit Esso në Caorsana, dhe më pas ata e kanë vrarë në breg të lumit Po në Mortizza. Por, përpara se të vrisnin 3 shqiptarët ishin përpjekur që ta mbysnin.

Por, menjëherë pas krimit të rëndë ata kishin telefonuar të afërmit. Në një tabulat telefonik dëgjohet

Erjon Sejdiraj, i cili kishte telefonuar motrën e tij “Cico”, ndërsa ajo nga ana tjetër e telefonit i kishte bërtitur e dëshpëruar duke i thënë se çfarë kishte bërë.

Trupi i vajzë se re u ishte gjetur më  20 shkurt,  të viti 2000  dhe që atëherë hetimet e policisë italiane kurrë nuk ishin ndalur. Të tre përgjegjësit për krimin e egër, kishin humbur gjurmët menjëherë pas vrasjes, por policia kurrë nuk kishte ndalur së kërkuari.

Burimi: ilpiacenza.it

Përshtari: Tirana Today

TË LIDHURA

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari
Aktualitet

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë
Aktualitet

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

10:35 | 23/05/2025
U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku
Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

10:29 | 23/05/2025
Next Post
Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, gjykata pranon të gjykojë Roshin

Elvis Roshi i shpëtoi burgut, PD: Ka mik Edi Ramën!

“Me ato pasime Messi u kthye si një karrocë dore në kalldrëm”

“Me ato pasime Messi u kthye si një karrocë dore në kalldrëm”

Video/Shkoi tapë në Samit, reagon Juncker: Ah sikur të isha i dehur!

Video/Shkoi tapë në Samit, reagon Juncker: Ah sikur të isha i dehur!

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve të luftës
Bota

Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbim të të burgosurve të luftës

by mirseda
12:49 | 23/05/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për të zhvilluar...

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

12:23 | 23/05/2025
Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta

11:36 | 23/05/2025
Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

Ndjekje si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera, arrestohet 40-vjeçari

11:29 | 23/05/2025
Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

Rizarta dhe Shkëlzeni në një lidhje? Dy ish-banorët e BBV 4 reagojnë për herë të parë

11:01 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com