Është tensionuar situata në Gjykatën e Tiranës ku ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit pas protestës së dhunshme të ditës së shtunë në Rrugën e Kombit.
Deputet e Opozitës janë përplasur me policinë pasi nuk u lejuan të futën në sallën e gjyqit.
Gjatë përplasjes mes forcave të policisë dhe deputetëve është thyer dera e brendshme e Gjykatës së Tiranës.
Në një prononcim për mediat pas përplasjes, Spaho tha se “policia nuk na lejoi të futemi në sallë, ushtruan dhunë ndaj nesh. Edi Rama nuk do ia dalë më dhunë”.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, ku shkruan: Mijra police bllokojne rruget per tek Gjykata e Tiranes ku do jepen masat e sigurse per protestuesit fitimtare!
Urrejtja e Edvinit per Kukesin eshte e njejte me ate te Kristaq Rames, xhelatit qe firmosi varjen e poetit Havzi Nela! sb