Babi i Dejvi Lalës, 17-vjeçarit që vrau për vdekje me thikë 16-vjeçarin Angelo Gjokazaj, një me lot në sy është shprehur se nuk dinte asgjë lidhur me problematikën e të birit, pasi Dejvi tregohej i butë, i dashur dhe herë-herë gjaknxehtë, por kurrë nuk kishtë vëne re sjellje të dyshimta.
Artir Lala, babai i 17-vjeçarit tha se ka dashur të shkojë në ceremoninë e varrimit në familjen e Angelos, por ata nuk kanë pranuar. “Me këtë që fëmija im u bëri familjarëve të Angelos, unë e kam harruar hallin tim.”-u shreh ai
Reagimi i plotë i Artir Lalës:
“Isha në punë dhe rreth orës 2 e 10 më marrin në tel komshinjtë duke thënë se Dejvi kishte çarë dikë me xham. Menjëherë kam vajtur në spital ku aty më mori policia me një anë dhe më njoftuan se Anxhelo kishte ndërruar jetë. Ne nuk i kemi parë kurrë thikë fëmijës tonë dhe asnjëherë nuk na kishte folur për konflikte me shokësh. E merrja 20 herë në tel që të vinte në shtëpi. Në shkollë ishte i rregullt, dhe pse mësimet i bënte pas orës 8 të mbrëmjes. Me familjen e viktimës ne nuk njihemi dhe nuk e dimë se kush janë. Nuk kam ide se si mundet të ketë ndodhur ngjarja. Kam tentuar të iki në ceremoninë e varrimit të Anxhelos, por pala tjetër nuk më pranojnë. Djalin e kam takuar menjëherë mbas ngjarjes në policinë e qytetit, e pyeta për detaje, ishte i trembur dhe më tha se thikën e kishte blerë tre ditë më parë. Mua më ka vdekur një djalë tre vite më parë, dhe nga kjo që Dejvi i ka shkaktuar familjes tjetër unë e harrova fëmijën tim. Dejvi ishte fëmijë i mbarë dhe gjithnjë mundohej të më bëhej krah për të ngritur ekonominë e shtëpisë.Dejvi nisi të bëhej gjaknxehtë dhe të ndryshonte si karakter mbas vdekjes të vëllait 17- vjeçar. Familjes së Anxhelos u shpreh ngushëllimet e mia.”-u shpreh me lot në sy babai i Dejvi Lalës.”-u shpreh ai mes lotësh
&;