Një tragjedi e madhe njerëzore u shkaktua nga një tsunam në Indonezi, ku solli 280 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur. Një video po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku një dallgë gjigande përplaset furishëm mbi skenën e një koncerti. Aty ishin duke luajtur muzikë live grupi i xhazit nga Xhakarta, “Seventeen”.
Një prej anëtarëve të bandës muzikore që u përpi nga dallga ka ndërruar jetë, ndërsa disa raportohen të zhdukur.
Vetë lideri i grupit, Riefian Fajarsyah njoftoi përmes Instagramit tragjedinë. Ndërkohë, videoja, e cila zgjat më pak se një minutë, tregon audiencën në Tanjung Lesung Beach Resort në Javan Perëndimore, që merret para nga uji.