Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

VIDEO/ E pazakontë në Velipojë, deti mbulon gjithë shëtitoren

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
VIDEO/ E pazakontë në Velipojë, deti mbulon gjithë shëtitoren

Një fenomen jo i zakontë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku deti ka kaluar të gjithë rërën e plazhit dhe ka hyrë në brendësi të zonës.

Ky fenomen ka ndodhur për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave, ndërsa mendohet se do të zgjasë disa ditë, duke vështirësuar edhe derdhjen e ujërave të lumenjve të Shkodrës në det.

Aktualisht, uji ka mbërritur deri tek shëtitorja e plazhit, në gjatësinë prej 14 kilometrash, niveli i të cilit ka shkuar deri në 60 centimetra, siç duket edhe në videon e publikuar nga abcnews.al.

Situata në gjithë vendin sipas Ministrisë së Mbrojtjes 

Qarku Shkodër. Si pasojë e reshjeve ka pasur një fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe dalje të përrenjve siç është përroi që buron nga Mali i Zi në afërsi të doganës së Muriqanit, i cili ditën e djeshme ka përmbytur rreth 100 ha në fshatin Gorricë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.

Akse rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Prekal- Mali i Shoshit, Tamarë-Vermosh.

Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare.

Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra. Rrezikohet të shembet dhe një urë me skelet hekuri.

Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 300 ha tokë. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi në Oblikë. Në fshatin Trush ka përmbytje të tokave bujqësore pasi janë bllokuar kanalet anësore.

Bashkia Fushë Arrëz ka kërkuar nga ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile një mjet fadromë ose borëpastruese për hapjen e rrugëve problematike. Ditën e djeshme një mjet tip borëpastruese dhe një shofer kanë shkuar në ndihmë të bashkisë Fushë Arrëz për hapjen e akseve rrugore problematike.

Qarku Kukës. Në të gjithë qarkun ka pasur reshje të dobëta shiu.

Lartësia e dëborës në Qafë Shllak ka arritur rreth 50 cm dhe Valbonë rreth 50 cm.

Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Firmat kontraktore janë në gatishmëri me mjete dhe forca për çdo situatë të mundshme nga kushtet atmosferike.

Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon të jetë i bllokuar.

Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është hapur dhe është funksional pas rrëshqitjes së skarpatës.

Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë si pasojë e rënies së inerteve dhe gurëve të mëdhenj në trupin e rrugës aktualisht është i kalueshëm me një korsi. Firma kontraktore po punon për hapjen e këtij aksi rrugor.

Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj. Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Aktualisht nga reshjet e dëborës janë të izoluar 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë, të cilët në total kanë 1928 banorë.

Qarku Dibër. Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të kalueshme.

Në Njësinë Administrative Arras, bashkia Dibër, rrezikohet të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre.

Është e bllokuar nga reshjet e dëborës fshati Xibër në bashkinë Klos.

Firmat kontraktore vazhdojnë punën për mbajtjen të hapura të akseve rrugore. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.

Nga reshjet e dëborës aktualisht janë të bllokuara 30 familje në Xibër dhe në bashkinë Bulqizë.

Qarku Lezhë. Akse rrugore të bllokuara janë:

Akset rrugore Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në Njësinë Administrative Fan;

Akset rrugore Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në Njësinë Administrative Orosh.

Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e Njësive Administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastrukturë: Është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.

Prefekti i qarkut Lezhë inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njerëzore.

Aktualisht nga reshjet e dëborës në të gjithë qarkun janë të izoluara nga dëbora rreth 50 familje kryesisht në Njësitë Administrative Fan, Selitë dhe Orosh.

Qarku Elbasan. Në fshatin Cerrujë të bashkisë Elbasan, ka pasur një rrëshqitje masive toke. Kjo ka bërë që të rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje po shkojnë specialistë të bashkisë Elbasan për të parë nga afër situatën.

Hidrocentrali i banjës ka filluar shkarkimet me 300 m3 për mbajtjen në nivel normal të rezervuarit.

Aktualisht numri i familjeve të bllokuara nga dëbora është:

– 80 familje në bashkinë Elbasan (20 familje në fshatin Benë dhe 60 familje në Lukaxhi).

– 125 familje në bashkinë Librazhd (40 familje fshati Neshtë, 20 fshati Rinas, 20 fshati Ballgjin, 15 familje Stëblevë, 30 familje Qarishtë).

– 175 familje në bashkinë Gramsh (50 familje në fshatin Grabovë e Sipërme, 60 familje në fshatin Holte dhe 65 familje në fshatin Gjerë).

– 100 familje në bashkinë Përrenjas, të cilat janë në Njësinë Administrative Sravan.

Qarku Korçë. Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshëm. Në Njësinë Administrative Velçan nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës ka shkrirë një pjesë e dëborës dhe ka filluar qarkullimi i njerëzve të cilët ishin të izoluar nga dëbora.

Lumi Devoll është në kuota maksimale.

Rezervuari i Sovjanit në bashkinë Maliq është në kuota maksimale.

Në të gjithë qarkun ka pasur furnizim normal me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Tags: Detie pazakontëgjithëmbulonnë Velipojëshëtitoren

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

19:42 | 25/06/2025
Next Post
Fëmijët e lindur para kohe, Spitali Amerikan sjell teknikën e re “Piç-Lines”

Fëmijët e lindur para kohe, Spitali Amerikan sjell teknikën e re “Piç-Lines”

U kërkoi ndihmë Tefta Radit dhe Kiço Fotiadhit, shkrimtarja Italiane: Mbeta e magjepsur!

U kërkoi ndihmë Tefta Radit dhe Kiço Fotiadhit, shkrimtarja Italiane: Mbeta e magjepsur!

U vra gjatë grabitjes, PD: T’i jepet titulli “Qytetar Nderi” Agur Vrenozit

U vra gjatë grabitjes, PD: T'i jepet titulli “Qytetar Nderi” Agur Vrenozit

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com