Deputet i partisë ultranacionaliste “Agimi i Artë” në Greqi, Kristos Papas, ka reaguar përmes një postimi në Twiter, në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit Konstantinos Kacifas. Ngjarja u shënua një ditë më parë, e ndërsa i riu u vra nga RENEA në zonën e Bularatit në Gjirokastër.
Lajmi për ekzekutimin e 35-vjeçarit me origjinë nga fshati Bularat në Gjirokastër, është raportuar me shpejtësi edhe në mediat greke.
Shtetasi grek, lindur dhe banues në Bularat, Gjirokastër, hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit. Pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.
https://twitter.com/PappasXA/status/1056772313159471104