Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vetingu i Ramës, si gjyqet e Enver Hoxhës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Publiku po kënaqet prej disa javësh me një spektakël të shëmtuar. Komisionet e Vettingut po presin njëra pas tjetrës kokat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kalojnë dot testin, duke shpërndarë si trofe për kënaqësinë e turmave të irrituar, apartamente të pajustifikuara, shtëpi në bregdet që nuk dihet si janë blerë, llogari bankare që një njeri i thjeshtë i ka vështirë t’i kursejë gjithë jetën, borxhe nga familjarët dhe para të hedhura në harbime martesash.

I gjithë ky show po përcillet nga një pjesë e politikës dhe e mediave vendase si ora e së vërtetës së reformës në drejtësi.

Diplomatët e huaj kanë filluar të thonë se më në fund vullneti dhe këmbëngulja e tyre po jep frytet e para, ministrja e Drejtësisë numëron e ekzaltuar emrat e atyre që janë përjashtuar nga sistemi, ndërsa kryeministri i shfrytëzon të njëjtët, përpara homologëve evropianë, si trofe për të ilustruar përparimin e vendit nën drejtimin e Rilindjes.

Duke parë këtë shfaqje, me siguri që një shumicë qytetarësh të frustruar, të lodhur nga padrejtësia dhe dërrmuar nga mungesa e shpresës, mund të gëzohen duke besuar se era po fryn në drejtimin e duhur.

Ata mund të shpresojnë se mrekullia po ndodh, se të paprekshmit tani po paguajnë, se ata tek të cilët duhet të trokisnin me parà në dorë, tani po tregohen me gisht.

Por në fakt ka gjasa që të mos jetë kështu.

Sepse pikërisht fakti se e gjithë propaganda po fokusohet vetëm tek ndëshkimi, është një ogur i keq.

Spastrimi, ndonëse në dukje i vështirë, dhe deri pak kohë më parë i paimagjinueshëm, është puna më e lehtë e ngritjes së një sistemi të shëndetshëm drejtësie.

Sfida më e vështirë, ajo që jep garanci dhe shpresë afatgjatë është mënyra se si do të ndërtohen institucionet e reja, parimësia dhe profesionalizmi i njerëzve që do të integrohen në to.

Pikërisht këtë gjë tregon edhe historia jonë e 70 viteve të fundit. Sistemi shqiptar i drejtësisë ka pësuar dy tërmete të mëdha.

Njëri me përfundimin e luftës së dytë botërore dhe ardhjen e partizanëve në pushtet dhe i dyti me përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e sistemit demokratik.

Në të dyja rastet spastrimi ishte pothuajse total. Por fatkeqësisht produkti ishte fatal. Sepse edhe luftëtarët që drejtuan proceset me dyfek në dorë, duke i shndërruar kinematë e fashizmit në salla propagande kundër bashkëpunëtorëve të tij edhe juristët e plepave që ngriheshin në detyrë në bazë të dënimeve politike që jepnin, treguan të njëjtën gjë: se më i rëndësishëm sesa spastrimi i të vjetërve nga sistemi, është identikiti i të rinjve që do të hyjnë në të.  

Pikërisht me këtë sfidë po përballet për herë të tretë drejtësia shqiptare. Dhe duket se ne po përsërisim sërish të njëjtin gabim.

Ne po ftohemi të konsumojmë me entuziazëm gjuetinë e shtrigave kundër atyre që po largohen, ne na ofrohet përdhosja e tyre publike, inventari i pronave që kanë fituar në kurrizin tonë dhe këtu shfaqja mbaron.

Komentet pas saj janë të gjitha njësoj. Arkitektët e reformës, të gjithë në kor, po bërtasin të entuziazmuar “fitore”, duke mbytur ata zëra të arsyeshmë që duan të ngrenë pyetjen se ç’do të ndodhë më pas?

Sa do të ketë në sistemin e ri studentë që kanë mbaruar shkollimin e tyre në universitetet më prestigjioze të perëndimit? A janë të mirëseardhur ata?

Sa do të zënë vend aty njerëz që kanë respekt për të drejtat e tyre njerëzore dhe për privacinë e tyre dhe që vetëm kështu do të mund të japin garanci që do të jenë sensibël edhe ndaj të drejtave tona?

Sa do të mund të depërtojnë aty profesionistë me integritet, kontributi i të cilëve nuk do të matet nga devocioni që kanë treguar kundrejt atij që është në pushtet?  

Pikërisht mbi këto tema duhej të zhvillohej debati real mbi drejtësinë e re që mëtohet të ngrihet. Ai duhej të ishte i fokusuar të kualiteti i asaj që pritet të ndërtohet dhe jo tek anatemimi i asaj që po shkatërrohet.

Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen.

Dhe ky është sinjali që duhet të na shqetësojë. Sepse as deklamimet e diplomatëve edhe qeveritarëve, as enumeracioni që ata i bëjë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen. Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t’i shohim rreziqet e saj. (Lapsi.al)

Tags: Enver HoxhesgjyqetRamësVetingu

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Nga Elbasani në Gjermani, konflikti i përgjakshëm që i mori jetën të riut

Nga Elbasani në Gjermani, konflikti i përgjakshëm që i mori jetën të riut

60-vjetori i AFA-së/Dritan Demiraj leksion për sfidat e Arsimimit Ushtarak

60-vjetori i AFA-së/Dritan Demiraj leksion për sfidat e Arsimimit Ushtarak

Sherr para Presidencës, plagosen me thikë katër të rinj

Sherr para Presidencës, plagosen me thikë katër të rinj







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com