Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vetëvrasja e gruas/“Vendosi pistoletën në kokë dhe qëlloi veten”, rrëfimi i policit në gjyq

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Përplasja me armë në Korçë, ish-polici tentoi të vrasë Erion Hoxhallarin

Lirohet një ditë pas arrestimit efektivi i Policisë së Durrësit, i cili u ndalua si i dyshuar se ishte shkaktar i vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Merita Hajdari. Sherif Hajdari kërkoi një masë të lehtë shtrënguese, duke deklaruar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe mbi të gjitha në mungesë të bashkëshortes duhet të kujdeset për dy djemtë e tij.

Viktima Mirjeta Hajdari
Viktima Mirjeta Hajdari

Në këto kushte, Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie për efektivin “detyrim paraqitje”. Sipas gjykatës, Hajdari do të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

 “Është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’ për efektivin e policisë Sherif Hajdari, i dyshuar për ‘shkaktim të vetëvrasjes’ së bashkëshortes së tij 47 vjeçe”, bëri të ditur Gjykata e Durrësit. Trupi gjykues i kryesuar nga Petraq Curri e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë, por pasi dëgjoi akuzën dhe palën mbrojtëse vendosi të japë masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para oficerit të Policisë Gjyqësore.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, efektivi i policisë mësohet të ketë deklaruar se gjithçka ndodhi në një moment kur ai dhe bashkëshortja e tij po debatonin për gjëra të përgjithshme dhe asgjë specifike.

Ai ka pohuar se i gjithë debati, i cili degradoi me tone të ashpra i zhvillua në prezencën e familjarëve të tjerë.

“Ndoshta e prekur nga sedra, Merita u largua për pak, për t’u rikthyer me pistoletën në dorë. Sapo e pashë, bërtita ‘mos’, por ajo e vendosi në kokë dhe qëlloi veten”, mësohet të ketë deklaruar bashkëshorti i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së hënës rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit të Durrësit në banesën e çiftit Hajdari. Ndërsa vetëm dy ditë me parë, nëna e dy fëmijëve u përcoll për në banesën e fundit. Sipas deklaratës së dhënë në Polici nga efektivi, kohët e fundit ata kishin pasur mosmarrëveshje.

“Ishim duke debatuar për gjëra të përgjithshme në familje. Ishte ora rreth 13:00 dhe po debatonim me njëri-tjetrin. Aty ishte kunata ime (nusja e vëllait) dhe familjarë të tjerë, pasi kemi një shtëpi 3-katëshe dhe jeton aty edhe vëllai im me familjen. Llaf pas llafi, ‘jo kështu po ashtu’, debati mori përmasa të tjera. ‘Kush je ti, kush jam unë’, ‘jo ti po unë’. Kështu muhabetesh, në dukje pa rëndësi, por që prodhonin debate”, ka deklaruar ndër të tjera efektivi para kolegëve të tij në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. /PANORAMA/

TË LIDHURA

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku
Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

10:29 | 23/05/2025
Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!
Politikë

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!

10:25 | 23/05/2025
Megaoperacion në Durrës, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore
Aktualitet

Megaoperacion në Durrës, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

10:17 | 23/05/2025
Next Post
Ditë zie për Aida Shtinon, humb njeriun e shtrenjtë

Ditë zie për Aida Shtinon, humb njeriun e shtrenjtë

Video/Meta arratiset në bjeshkë, mesazh nga 2200 metra lartësi

Video/Meta arratiset në bjeshkë, mesazh nga 2200 metra lartësi

Letra fatale e Sllobodan Millosheviçit: Rusët e lanë të vdiste në burgun e Hagës

Letra fatale e Sllobodan Millosheviçit: Rusët e lanë të vdiste në burgun e Hagës

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku
Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

by mirseda
10:29 | 23/05/2025
0

Një operacion i befasishëm i Policisë së Shtetit dhe forcave speciale RENEA është zhvilluar këtë të premte...

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!

10:25 | 23/05/2025
Megaoperacion në Durrës, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Megaoperacion në Durrës, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

10:17 | 23/05/2025
Irani dhe SHBA nisën raundin e 5-të bisedimeve bërthamore në Romë

Irani dhe SHBA nisën raundin e 5-të bisedimeve bërthamore në Romë

09:48 | 23/05/2025
Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

09:39 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com