Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vetëm shkëmbimet territoriale garantojnë paqen afatgjatë në Ballkan, ja skenarët që priten

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Vetëm shkëmbimet territoriale garantojnë paqen afatgjatë në Ballkan, ja skenarët që priten

Nga Ekaterina Entina & Dejan Novakoviç “Modern Diplomacy”/ Aktualisht, Ballkani është përfshirë nga një situatë jashtëzakonisht e paqëndrueshme, me një efekt potencialisht të rrezikshëm si për vendet e rajonit, ashtu edhe për sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare në tërësi.

Gjatë dy dekadave të fundit, aktorët në rajon s’kanë qenë në gjendje të arrijnë ndonjë përparim të konsiderueshëm në zgjidhjen e këtyre problemeve, megjithëse kanë dialoguar për gjithë këto vite. Ndërkohë lojtarët e jashtëm, ndjekin në radhë të parë interesat e tyre në Ballkan. Dhe si rregull, ato përkojnë shumë pak me nevojat reale të rajonit dhe popullsisë së tij.

Bashkimi Europian i ofroi të gjithë popujve të Ballkanit, një të ashtuquajtur “të ardhme evropiane”.  Elitat politike dhe popullata e vendeve që i përkasin rajonit, s’mund ta imagjinojnë veten pa një të ardhme të tillë. Edhe pse përqindja e euro-optimistëve është zvogëluar gradualisht, integrimi në Evropë konsiderohet ende një proces i natyrshëm dhe me sa duket, zgjedhja e vetme e mundshme për Ballkanin.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion vetëm për ato vendime, që sigurojnë ndikimin e saj në proceset pan-evropiane, si dhe që forcojnë pozitën e saj në konfrontimin global. Rusia, Kina, Turqia dhe Arabia Saudite, të cilat akumulojnë gjithnjë e më shumë ndikim në rajon, të marra veç e veç, nuk janë aq të fuqishme.

Për me tepër, ato nuk janë në gjendje të ofrojnë ndonjë alternativë ndaj “zgjedhjes evropiane”. Për pasojë, shumica e politikanëve dhe komentatorëve, bien dakord që Ballkani po kthehet në një fuçi baruti, ashtu si një shekull më parë. Problemet ekzistuese ende nuk po zgjidhen, ndërsa probleme të reja po shfaqen në horizont.

Për të dalë nga ngërçi, dhe për të pasur një dinamikë të favorshme, aktorët politikë brenda rajonit po fillojnë të përdorin taktikat e provokimeve, duke i detyruar të reagojnë të gjithë aktorët e jashtëm. Çështja është se këto taktika vetëm sa forcojnë tendencat konfrontuese anembanë globit.

Në këto rrethana, do të ishte jashtëzakonisht e dobishme dhe në kohën e duhur që Rusia të ofronte një format shumëpalësh të një “zgjidhjeje të përgjithshme ballkanike”, e cila padyshim do të ishte e dobishme për të gjithë aktorët politikë brenda-ballkanikë, dhe për fuqitë jashtë-rajonale.

Disa nga skenarët fitimprurës të “formatit shumëpalësh”

  1. Formimi i një “Këshilli Ballkanik” të përhershëm, është një prioritet kryesor. Ai duhet të përfshijë përfaqësues të Rusisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Turqisë, Francës, Italisë, Sllovenisë dhe Gjermanisë si vëzhgues ndërkombëtarë, me ndërmjetësim nga ana e BE-së dhe OKB-së, si dhe të dërguarit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
  2. Një tjetër skenar është “Konferenca e Përhershme e Ballkanit”, e udhëhequr nga BE, dhe ndërmjetësuar nga përfaqësues të lartë nga SHBA-së dhe Rusisë. Një vendim i tillë mund të zbatohet duke ndryshuar formatin e bisedimeve të Brukselit, edhe me pëlqimin e palës shqiptare dhe asaj serbe.
  3. Skenari i tretë është “Konferenca e Përhershme e Ballkanit” në një variant të zgjeruar, nën udhëheqjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo do të nënkuptonte një rritje të numrit të negociatorëve ballkanikë, dhe do të përfshinte një numër shkëmbimesh të ndryshme territoriale, të bazuara jo shumë në përkatësinë etnike, por në interesat gjeopolitike të secilit prej vendeve të Ballkanit, si dhe në qëndrueshmërinë e garantuar të këtyre shkëmbimeve.
  4. Skenari i katërt është krijimi i “Unioni Ballkanik”, sipas modelit të BE-së. Ky skenar ka shumë të ngjarë të jetë më pak i pranueshëm për Brukselin, që nuk do të donte ta shihte Evropën Juglindore të aftë t’i drejtohej Evropës Perëndimore si një e barabartë,. Megjithatë, në kontekstin e zhvillimeve të fundit, ky skenar konsiderohet si më i arsyeshëm për vetë shtetet e Ballkanit.

Organizimi territorial “spontan” i projektuar për popujt e Ballkanit, nuk ishte i mirë për ta. Ruajtja e ekzistencës artificiale të ndarjes etno-kombëtare dhe territoriale, nuk të çon askund. Ajo do të krijojë tensione, do të nxisë nacionalistët ekstremistë dhe populistët, dhe do të forcojë më tej potencialin e krizës, i cili është tashmë mjaft i madh.

Prandaj, brenda rajonit, si dhe në mesin e komuniteteve të ekspertëve ndërkombëtarë, aktorë të ndryshëm dhe konfigurimet e tyre, po mbajnë një diskutim jo zyrtar, për të përshkruar skenarët e mundshëm të zgjidhjes së Ballkanit në një periudhë afat të gjatë.

Në mesin e aktorëve të jashtëm, Mbretëria e Bashkuar është mbështetësja më aktive e krijimit të “shteteve etnocentrike”, domethënë e “Shqipërisë së madhe”, “Serbisë së Madhe”, “Kroacisë së Madhe”. Ky skenar, do të thotë shkëmbime territorial të tilla:

– “Shqipëria e Madhe”:Republika e Shqipërisë, pjesa më e madhe e Kosovës, pjesë të Maqedonisë, pjesë të Serbisë (Bujanoc dhe Preshevë), Ulqini i Malit të Zi;

– “Serbia e Madhe”:Republika e Serbisë, Republika Srpska me qasje në det në rajonin Herceg Novi (Mali i Zi), dhe komunitetet serbe në veri të Kosovës, duke përfshirë Mitrovicën e Veriut;

– “Kroacia e Madhe”:Republika e Kroacisë, dhe entiteti i tretë kroat në Bosnje Hercegovinë;

– Mali i Zi, do të marrë një pjesë të Sanxhakut në Serbi;

– Bosnja mund të përfshihet në një konfederate me Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi;

– Maqedonia do të gjendej në një pozitë më të keqe, pa pjesën më të madhe të territorit të saj. Për më tepër, këtu është e mundur një prirje për të copëtuar mbetjet e saj midis Bullgarisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Një nga skenarët e mundshëm për Maqedoninë në këtë rast, është të formojë një konfederatë me Bullgarinë ose Serbinë.

Vetëm popullata nacionaliste e rajonit, mund të mbështeste një skenar kaq radikal, gjë që do

të mbyllte seriozisht perspektivën e Ballkanit, për t’u bërë pjesë e BE-së në një periudhë afatmesme. Në të njëjtën kohë, në një periudhë afatgjatë, në kontekstin e rajonit, ky është një nga opsionet për zgjidhjen afatgjatë të problemeve kombëtare ekzistuese. Marrë me shkurtime

Shënim:Dejan Novakoviç, është President i Këshillit të Adriatikut, me seli në Beograd të Serbisë.

 

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Goditet ekonomia e dytë më e madhe në botë

Goditet ekonomia e dytë më e madhe në botë

Ferrari jep lajmin e madh, Schumacher zyrtarisht pjesë e ‘Kokëkuqes’

Ferrari jep lajmin e madh, Schumacher zyrtarisht pjesë e ‘Kokëkuqes’

Parashikimi i motit, mos dilni pa çadër nga shtëpia

Parashikimi i motit, mos dilni pa çadër nga shtëpia

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

DW: Ballkani si depo për emigrantët?
Analizë

DW: Ballkani si depo për emigrantët?

by mirseda
09:53 | 21/06/2025
0

Kanë kaluar shtatë vjet që nga vala e parë e migrantëve që hynë në Bosnjë-Hercegovinë në numër...

Audi dhe Jaguari ndiqen nga policia, kush janë 5 të arrestuarit me kanabis

Audi dhe Jaguari ndiqen nga policia, kush janë 5 të arrestuarit me kanabis

09:38 | 21/06/2025
Sulmi në Qom, Izraeli: Vramë komandantin iranian që armatoste Hamasin

Sulmi në Qom, Izraeli: Vramë komandantin iranian që armatoste Hamasin

09:18 | 21/06/2025
Në Portugali të sigurt, Juventus merr vendimin për Conceicao

Në Portugali të sigurt, Juventus merr vendimin për Conceicao

09:01 | 21/06/2025
Trump: Anëtarët e tjerë të NATO-s dhe jo SHBA-ja duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Trump: Anëtarët e tjerë të NATO-s dhe jo SHBA-ja duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

08:58 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com