Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Verstappen dominon në Malajzi, Vettel dhuron spektakël por e mbyll i katërti

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Verstappen dominon në Malajzi, Vettel dhuron spektakël por e mbyll i katërti

Max Verstappen ka fituar garën e Çmimit të Madh të Malajzisë në Formula 1, suksesi i dytë në karrierë për pilotin e ri holandez, që bëri një garë fantastike, të dominuar nga starti deri në finish. Pasi parakaloi Leëis Hamilton pas xhiros së parë, talenti 20-vjeçar nuk e lëshoi kreun deri në fund, duke rigjetur buzëqeshjen në një sezon të vështirë për të dhe të mbushur me tërheqje. I dyti u rendit kryesuesi i renditjes botërore, Leëis Hamilton me Mercedes, që sot më shumë u interesua për të grumbulluar pikë se sa për të fituar. Në podium u ngjit edhe makina tjetër Red Bull, ajo e Daniel Ricciardo, që në xhirot e fundit i rezistoi sulmeve të Sebastian Vettel me Ferrari, që u nis nga vendi i fundit por e mbylli atë në vendin e katërt.

f1-malaysian-gp-2017-podium-race-winner-lewis-hamilton-mercedes-amg-second-place-max-verst-5742395

Gara nis me surpriza, madje janë të shumta që pa nisur. Kimi Raikkonen, që dje u rendit i dyti në provat zyrtare, ka një problem mekanik dhe nuk e nis atë. Pasi del në start, ai rikthehet nga mekanikët në bokse dhe nuk del më, duke mos zhilluar asnjë metër garë. Ai që befason pas startit është Max Verstappen me Red Bull, që i mjafton një xhiro për të parakaluar Leëis Hamilton. Makina austriake është e shpejtë dhe kjo duket edhe me pilotin tjetër të Red Bull, Daniel Ricciardo, që parakalon makinën tjetër Mercedes, atë të Valtteri Bottas. Ndërkohë që, spektakël dhuron edhe makina tjetër Ferrari, ajo e Sebastian Vettel, që e nisi garën nga vendi i fundit.

Piloti gjerman i “kokëkuqes” nis të rikuperojë gradualisht nga xhiro në xhiro dhe në mesin e garë e sheh veten në vendin e katërt, duke parakaluar edhe Bottas falë një strategjie më të mirë. Vettel e nis garën me gomat e mesme dhe më pas monton ato të butat, duke shënjestruar edhe podiumin. Në krye të garës qëndron i pashqetësuar Verstappen, që bën një garë më vete, ndërsa Hamilton nuk është në gjendje të rivalizojë me pilotin e ri holandez. Emocionet e vetme në xhirot e fundit i dhuron Vettel, që tenton të kapë podiumin, por pa sukses, pasi dorëzohet shpejt, teksa kupton se e ka të pamundur të kapë australianin Ricciardo, i treti.

Kështu, Verstappen triumfon në garën e Malajzisë, suksesi i dytë në karrierë për holandezin, i pari për të këtë sezon, duke lënë pas Hamilton, që bëri një garë në heshtje, por mori pikë të rëndësishme për Botërorin. Tashmë piloti britanik ka 34 pikë avantazh karshi Vettel, shumë me Botërorin që i afrohet finishit. Në podium edhe Ricciardo, duke konfirmuar se pista e Kuala Lampur është e përshtatshme për makinën Red Bull, ndërsa Vettel kënaqet me vendin e 4-t, por i vetëdijshëm se ky ishte maksimumi, pasi rikuperoi 16 pozicione (pati një incident pas garës me Stroll, me makinat që u përplasën pas finishit, në xhiron përshëndetëse). Në zonën e pikëve u klasifikuan edhe Bottas (Mercedes), Perez (Force India), Vandoorne (McLaren), Stroll e Massa me Ëilliams si dhe Ocon (Force India). Pas një jave zhvillohet gara e radhës, ajo e Japonisë.

Tags: dhurondominonkatërtiMalajzispektakelVerstappenvettel

TË LIDHURA

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato
Sport

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

13:43 | 20/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida
Sport

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim
Sport

Aksidenti fatal, ndërron jetë lojtari 21-vjeçar në Angli. Klubi i Premier League del me njoftim

20:18 | 17/12/2025
Next Post
Napoli i pandalshëm, radhën e kishte Cagliar-i (Video)

Napoli i pandalshëm, radhën e kishte Cagliar-i (Video)

Marramendja, çfarë e shkakton dhe si ta parandalojmë?

Marramendja, çfarë e shkakton dhe si ta parandalojmë?

Francë, sulmon me thikë kalimtarët në stacion treni, 3 të vdekur

Francë, sulmon me thikë kalimtarët në stacion treni, 3 të vdekur







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

by mirseda
14:46 | 20/12/2025
0

Situata në rajonin portual jugor të Odesës është “e vështirë” pas përshkallëzimit të sulmeve ruse, ndërsa Moska...

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

13:43 | 20/12/2025
Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

12:06 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com