Busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut do të vendoset tek rrethrrotullimi, në qendër të Ulqinit. Ky propozim u bë nga Kuvendi Komunal i Ulqinit, i cili më pas u miratua.
Bulevardi ku do të vendoset kjo statujë mban po ashtu emrin e Skënderbeut. Gjatë punimeve, u propozuan 19 pikë të rendit të ditës, për të përfunduar pas një pune maratone 2-ditore.
Kryetari i Kuvendit Komunal, Ilir Çapuni, e vlerësoi pozitivisht punën e Kuvendit duke theksuar se “shumë lëndë, të cilat i ka mbuluar pluhuri janë nxjerrë nga sirtarët dhe janë votuar në Kuvend”.