Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vendimi për taksën bën që SHBA-të t’i refuzojnë vizën Haradinajt

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Çmimi i lartë i karburantit, Haradinaj kritikon: Dëm qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkel as këtë vit në SHBA me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit. Ambasada e SHBA’së i ka refuzuar vizën të parit të ekzekutivit për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Probleme me vizë Haradinaj kishte pasur edhe vitin e kaluar për shkak të qëndrimeve për demarkacionin me Malin e Zi.

Askush nga AAK-ja nuk do të marrë pjesë në organizimin e parvjetshëm “Lutjet e Mëngjesit” që mbahet çdo vit në Amerikë.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesëmarrës as këtë vit për shkak të telasheve me vizë.

Pavarësisht se kishte pasur ftesë për Amerikë, Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj s’kishte aplikuar fare për vizë.

Nitaj ka thënë se për shkak që është vonuar me procedurat e aplikimit për vizë nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ndërsa, nuk e komentoi pse kryeministri Haradinaj nuk ka arritur ta marrë dritën e gjelbër për të shkelur në Amerikë.

“Fatkeqësisht jam vonuar ne procedurat e aplikimit për vizë dhe këtë herë e humba rastin për të qenë pjesëmarrës i një ngjarje të rëndësishme, siç janë Lutjet e Mëngjesit. Shpresoj ta realizoj vitin e ardhshëm! Nuk e di për kryeministrin nuk muj me folë për të”, tha Nitaj.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit  drejtohet nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës. Ftesë për këtë ceremoni kanë marrë edhe zyrtarë nga Kosova, por i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj për shkak që nuk i është lëshuar viza amerikaë nuk do të jetë pjesëmarrës.

Ndërsa, ditë më parë Al Jazeera e Ballkanit kishte raportuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Për këtë nuk ka komentuar askush nga kabineti i kryeministrit.

Edhe Memli Kransiqi ka konfirmuar shkuarjen në Amerikë.

“Jam i ftuar në Lutjet e Mëngjesit dhe planifikoj që të marrë pjesë në këtë eveniment gjatë javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Shkuarjen në SHBA e ka konfirmuar edhe Arben Gashi i LDK’së.

Sidoqoftë, në Lutjet e Mëngjesit nga Kosova do të shkojë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, Deputeti i LDK-së Arben Gashi, deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, deputetja e VV-së Saranda Bogujevci. Ndërsa, Isa Mustafa, nuk do të shkojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Vetë Haradinaj, në konferencën për media një javë më parë, e pranoi se me gjasë nuk do të mund të udhëtojë për në Uashington, për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së taksës.

“Qejf kam pasur, edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media, transmeton rel.

Kryeministri Haradinaj është përballë edhe një vit më parë me probleme e vonesa të vizës amerikane.

Edhe atëherë raportohej se kryeministrit po i bëheshin vonesat e vizës për shkak se nuk po e përkrahte marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

TË LIDHURA

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër
Bota

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën
Bota

Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

17:46 | 03/12/2025
NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian
Bota

NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

17:43 | 03/12/2025
Next Post
E shantazhonin prej nëntorit, skandalin me 13-vjeçaren e zbuluan prindërit

E shantazhonin prej nëntorit, skandalin me 13-vjeçaren e zbuluan prindërit

Zhdukja misterioze e aeroplanit, të rejat e fundit nga grupi i kërkimit

Nuk kanë fund misteret, avioni me të cilën udhëtonte Sala nuk është përplasur

Unaza e Re/ Rama: Drejtuesi më serioz i opozitës është Meta, budallallëkut i del për zot

Unaza e Re/ Rama: Drejtuesi më serioz i opozitës është Meta, budallallëkut i del për zot







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025




TË FUNDIT

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

by mirseda
20:57 | 03/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që...

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

19:40 | 03/12/2025
Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

19:29 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com