Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita.
Ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që ka reaguar në rrjetet sociale dhe shkruan se rilindasit janë bërë shumë të paparashikueshëm.
Reagimi i Kryemadhit
E kisha thënë!
Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!
Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.
Një figure e djegur që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!
Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve ne PS.
Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.