Një ditë pas vendimit të SHBA se do të tërhiqet nga traktati për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, për gjashtë muaj, vjen reagimi i menjëhershëm i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
RT bën me dije se vendimin zyrtar të Moskës, njoftuar nga vetë Putin, i cili ka thënë se “Moska pezullon pjesëmarrjen e saj në Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme, pas vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar atë”.
Sipas Putinit kjo është vetëm një kundërpërgjigje. “Reagimi ynë është një kundërpërgjigje. Partnerët tanë amerikanë thanë se do t’i pezullojnë obligimet e tyre me Traktatin dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë” -tha presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se “Ata thanë se po bëjnë kërkime dhe testime, (mbi armët e reja) dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”.