Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘Vendimi i qeverisë’, 40 mijë lekë për studentët e Bujqësorit, mbështetje financiare për ata që zgjedhin degët e UBT-së

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
‘Vendimi i qeverisë’, 40 mijë lekë për studentët e Bujqësorit, mbështetje financiare për ata që zgjedhin degët e UBT-së

40 mijë lekë për çdo student që do të zgjedhin për të studiuar në universitetin Bujqësor të Tiranës. Vendimi u bë i ditur nga ministrja Frida Krifca e cila tha se mbështetja financiare e dhënë për të tërhequr interesin e studentëve në degët e akuakulturës, peshkimit, mjekësisë veterinare apo edhe disa degëve të tjera, bëhet për të penguar mbylljen e këtyre degëve, të cilat megjithëse janë tepër të kërkuara nga tregu, kohët e fundit po përballen me gjithnjë e më pak student, pasi këta të fundit priren më tepër drejt Teknologjisë së Informacionit, Mjekësisë, Farmacisë, Informatikës Elektronike, Arkitekturës ose studimeve profesionale 1-vjeçare.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës për disa nga sektorët prioritar siç është akuakultura, peshkimi, mjekësia veterinare dhe sektorë të tjerë kanë ofruar një mbështetje financiare mujore prej 40 mijë lekësh për të gjithë ata student që zgjedhin të diplomohen në këtë universitet”, -tha Krifca. Më tej, ministrja tha se sot është miratuar një tjetër mbështetje prej 65 milion eurosh për sektorin e bujqësisë, që pritet të investohet në 3 sektor kryesor.

“Sot kemi miratuar një tjetër mbështetje për sektorin e bujqësisë, një shumë prej 65 milion eurosh. Është një marrëveshje e miratuar me Bankën Botërore, një instrument shumë i rëndësishëm financimi me të cilin kemi punuar shumë gjatë. Me këto fonde, do të ndërhyjmë përmes financimit në 3 sektorë kryesore.

Së pari, zgjerimin e skemave të ujitjes dhe të kullimit. Planifikohet të zgjerohen deri më 28 mijë hektarë skemat e ujitjes në zonën e Lushnjës dhe të Divjakës, duke implementuar teknologji mjaft inovative dhe çuar ujin me presion në parcelë përreth 500 hektarë në zonën e Divjakës posaçërisht dhe zonën e Konispolit, zona këto intensive bujqësore dhe shumë të rëndësishme për prodhimin bujqësor. Ndërkohë do të kryhet një implementim shumë i rëndësishëm i rinovimit të teknologjive të pompave që janë në hidrovoret e Semait dhe të Darëzezës, që praktikisht përmirësojnë sistemin e kullimit në të gjithë fushën e Hoxharës, ku përfitojnë një mori fermerësh në një sipërfaqe toke prej 10 mijë hektarësh. Do të rinovojmë burimet e energjisë në të 27 hidrovorët që ne kemi, ku aktualisht sasi të madhe të energjisë elektrike. Do t’i pajisim të gjithë këta hidrovorë me panele diellore, duke përgjysmuar kostot e Ministrisë së Bujqësisë sa iu përket faturave të energjisë elektrike, për modernizuar infrastrukturën dhe siguruar energji të pandërprerë.

Së dyti, siguria ushqimore. Pikat kufitare ku AKU operon, sa i takon kryerjes dhe mostrimit të analizave laboratorike, planifikohet rinovimi i infrastrukturës për 6 pikat kuftare të Shqipërisë: Bllata, Kakavija, Kapshtica, Qafë Botën dhe Qafë Thanën, të cilat kanë një fluks hyrjeje qoftë të produkteve ushqimore të importit, por edhe të eksportit. Të gjitha këto ndërhyrje të kësaj infrastrukture do të kryen në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve të Bashkimit Evropian. Dhe së treti, zgjerimin e hapësirave të fermerëve në tregje përmes 5 platformave që ne i quajmë mikorhaps. Objektivi i tyre është shkurtimi i zinxhirëve ushqimor nga prodhimi tek kërkesa e qytetarëve me qëllim që i gjithë fitimi të mbetet tek fermerët”- tha Krifca.

TË LIDHURA

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje
Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan
Aktualitet

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Next Post
Rrezikoi të mbytej, pushuesit i shpëtojnë jetën 7-vjeçares në Shëngjin, transportohet në spital

Rrezikoi të mbytej, pushuesit i shpëtojnë jetën 7-vjeçares në Shëngjin, transportohet në spital

Menjëherë pas vendimit të qeverisë, studentët e mjekësisë ngrihen në protestë

Menjëherë pas vendimit të qeverisë, studentët e mjekësisë ngrihen në protestë

Projektligj i ri për konfiskimin e pronave me VKM, debat në komision, opozita kërkon të dijë përse me “Prestige Resort” u përdorën 2 standarde?!

Projektligj i ri për konfiskimin e pronave me VKM, debat në komision, opozita kërkon të dijë përse me “Prestige Resort” u përdorën 2 standarde?!







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com