Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimeve të miratuara dje nga Këshilli i Ministrave lidhur me çështjen e studentëve.
Nga Korça, Meta tha se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji për këtë çështje, ndërsa shtoi se është e dobishme që të jepet një zgjidhje e besueshme.
“Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjetër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate probleme të Arsimit të Lartë dhe të studenteve ne mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim.
Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv”, tha Meta.
Po ashtu, presidenti ka thumbuar qeverinë teksa komentoi edhe refuzimin e lejes nga policia për protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe që parashikohej të mbahej më 28 dhjetor.
“Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.