Shumëkush ka dëgjuar apo lexuar për Luftën Civile Amerikane dhe Revolucionin Francez, dy luftërat botërore dhe Luftën e Ftohtë. Por a keni dëgjuar ndonjëherë mbi diktatorët më të çmendur të Azisë Qendrore në botë, të cilët shpenzojnë miliona dollarë për ndërtimin e pallateve madhështore prej mermeri apo statujave vetjake prej ari?
Komoros, ishulli i vogël afrikan që ka përjetuar 21 revolucione
Komoros është një komb ishullor, për të cilin mund të kenë dijeni pak vetë, por kjo nuk e ka penguar atë të thyerje një numër mbresëlënës rekordesh. Arqipelagu është një nga vendet më të prirura për revolucione në Afrikë – dhe në fakt edhe në botë – me një total prej 21 revolucionesh në të gjithë historinë e tij, një e dhënë e jashtëzakonshme po të kihet parasysh se ky shtet ekziston prej vetëm 42 vjetësh.
Problemet filluan që nga pas shpalljes së pavarësisë, kur rezultoi se një nga ishujt e pretenduar nga Komoros nuk donte të bashkohej me të, duke preferuar të qeverisej nga Franca. Që atëherë, vendi ka përjetuar një numër ngjarjesh unikale, si një revolucion maoist, një president të vrarë në shtrat nga një raketë anti-tank, dhe diktatura të mbështetura nga mercenarë të huaj.
Megjithatë, një gjë ka qenë e sigurt: komorianët kanë pasur shumë të vështirtë në zgjidhjen e atij që do t’i udhëheqë. Popullsia e ishujve, ka mbështetur një shumëllojshmëri figurash, nga islamikët tek milicitë e të rinjve marksistë.
Një personazh i çuditshëm në historinë e vendit, është Bob Denard, një mercenar i cili arriti të rrëzojë 4 nga qeveritë e vendit, mendohet në emër të Francës. Denard ishte udhëheqësi de fakto i Komoros për vite me radhë, deri në vitin 1995, kur pas një grushti shteti u arrestua nga autoritetet franceze.
Problemet e vendit nuk përfunduan atje, madje gjërat u bënë aq keq, sa që 2 nga 3 ishujt e saj do të përpiqeshin të shkëputeshin dhe bashkoheshin me Francën në vitin 1997, një kërkesë që u hodh poshtë.
Megjithëse në vitin 2006, komorianët ia dolën më në fund të kryenin tranzicionin e parë paqësor të pushtetit në 31 vite që nga pavarësia e vendit, ndërsa u desh një pushtim vetëm një vit më vonë për të rrëzuar presidentin e njërit prej ishujve që kishte tejkaluar mandatin e tij, çka dëshmon se problemet në këtë zinxhir ishujsh fatkeqësisht nuk kanë mbaruar ende.
Brunei, shteti tejet i pasur por diktatorial i Azisë Juglindore
Brunei njihet nga disa si “Shellfare State”, dhe jo pa arsye. Ky vend i vogël aziatik i pasur me naftë, financohet tërësisht nga kompanitë e naftës që veprojnë brenda tij. Udhëheqësi autoritar i Bruneit, Sulltani Bolkiah, qe dikur një nga burrat më të pasur në botë, por kjo nuk ishte krijuar në kurrizin e popullit të vet – ose të paktën, jo shumica. Qytetarët e Bruneit marrin subvencione për çdo gjë, nga benzina tek nafta, dhe pavarësisht nga fakti se Sulltani shpenzon miliona dollarë nga buxheti publik për blerjen e makinave luksoze, Brunei ka një nga PBB-të më të larta për banor në botë.
Në këto kushte, shumëkush mund të mendoje se ky vend është gati më i përsosuri për të jetuar.
Por, situata unike e Bruneit sjell gjithashtu disa probleme unike. Për shembull, vendi është një represivët në rajon, pasi rrjeti i gjerë i subvencioneve bujare dhe granteve shtetërore, i ka mundësuar sulltanit të blejë të drejtën e lirisë së fjalës së qytetarëve të Bruneit. Mediat e pavarura në vend nuk ekzistojnë, kundërshtarët arrestohen, dhe legjislacioni tregon pak respekt për qytetarët.
Për shembull, një ligj i vitit 2014 parashikonte burg për “krime” të tilla të tmerrshme sikurse është festimi i Krishtlindjeve. Ndërsa është e vërtetë që disa qytetarë gëzojnë një cilësi të lartë jetese, qytetarët jomyslimanë të vendit, që përbëjnë një të tretën e popullsisë, nuk lejohen të praktikojnë lirisht fenë e tyre.
Dhe ndërsa është gjithashtu e vërtetë se qytetarët janë mjaft të pasur, ata padyshim do të ishin edhe më shumë, sikur të mos qe për lakminë dhe nepotizmin famëkeq të sulltanit – ashtu si marrja prej tij e 40 miliardëve dollarëve nga fondet shtetërore për të paguar borxhet familjare.
Turkmenistani
Ndryshe nga disa prej vendeve të tjera këtë listë, historia e Turkmenistanit është e lashtë dhe shkon mbi 1.000 vjet pas në kohë. Megjithatë dy dekadat e fundit, që nga shpallja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, kanë qenë ndoshta më të gjalla sesa e gjithë pjesa tjetër e marrë së bashku.
Nën sundimin sovjetik, Turkmenistani ishte një republikë e parëndësishme e Azisë Qëndrore – e nënfinancuar, e shfrytëzuar dhe shtypur nga qeveria qendrore në Moskë dhe kryesisht e lënë jashtë liberalizimit dhe zhvillimit që ndodhi gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik.
Megjithatë pas ndarjes së madhe në vitin 1991, Turkmenistani zgjodhi një rruge të ndryshme nga fqinjët. Edhe pse mund të bartin ende shenjat e një shteti ish-sovjetik – korrupsionin e madh, nepotizmin dhe qeverisjen joefikase – asnjë nga shtetet e tjera të Azisë Qendrore nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë si Turkmenistani.
Pas pavarësisë, kreu i atëhershëm i vendit, Saparmurat Nijazov, e kuptoi se mënyra më e mirë për të mbushur boshllëkun e udhëheqjes, do të ishte të bëhej një figurë e stilit të Stalinit. Miliona dollarë u shpenzuan për ndërtimin e statujave të tij prej ari, dhe leximi dhe njohja e librave të tij u bë e detyrueshme për ata që përpiqeshin të merrnin një patentë shoferi. Nijazov ndaloi me ligj shumë prej veseve që kishte ai vetë, si përtypja e duhanit, mbajtjen e qenve, mjekrës, videolojërat dhe madje edhe baletin, që konsiderohej se ishte “jo shumë turkmen”.
Ndërsa këto masat mund të duken qesharake, mijëra vetë kanë vdekur si pasojë e politikane të dështuara të Nijazovit, dhe “Presidenti i Përjetshëm” vlerësohet se kishte futur miliarda dollarë të ardhura shtetërore në llogaritë e tij bankare private. A ka ndonjë shpresë, për Turkmenistanin? Ndërsa qytetarët e vendit në thelb i kanë shitur të drejtat e tyre për energjinë, ujin dhe gazin natyror që e marrin falas – dhe qeveria e tyre është një nga më autoritaret në botë, e dyta vetëm pas Koresë së Veriut – protestat duken si një skenar i pamundur.
Pati një shkëndijë shprese pas vdekjes së Nijazov në vitin 2006, kur ish-dentisti i tij u bë president, dhe kjo pasi menjëherë të gjitha statujat e arta të ish-presidentit u hoqën. Por kjo shpresë u venit, kur u pa se ato u zëvendësuan nga statujat edhe më të mëdha dhe më të shtrenjta të udhëheqësit të ri.
Guinea Ekuatoriale
Guinea Ekuatoriale është një vend unik në shumë mënyra. Për shembull, është i vetmi komb spanjishtfolës në Afrikë, si një ish-koloni e Spanjës. Është gjithashtu i vetmi shtet në kontinent që ka kryeqytetin jo brenda territorit të vet, por në një ishull të vogël disa qindra milje në det të hapur.
Ajo ka pasur ndërkohë një ndër udhëheqësit më jetëgjatë në Afrikë: Teodoro Obiang, sundimi despotik të cilit po zgjat thuajse prej 40 vjetësh. Sapo fitoi pavarësinë, presidenti i ri i vendit, Macias Nguema, e ktheu vendin në një shtet diktatorial. Ai vendosi shpejt marrëdhënie me vendet komuniste në botë, pavarësisht denoncimit të marksizmit si “neo-kolonializëm” në Afrikë.
Pavarësisht nga “parimet e larta morale” të vetëshpallura, Nguema nuk e kishte asnjë problem vrasjen apo dërgimin në mërgim të një të tretën e popullsisë së vendit, në një nga genocidet më të tmerrshme në historinë moderne. Kundërshtarët e tij politikë u ekzekutuan të gjithë, dhe ekonomia u rrënua.
Nguema u rrëzua pas një grushti shteti në vitin 1979, dhe u dënua më vdekje për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, udhëheqësi i ri, Teodoro Obiang, i cili ishte gjithashtu nipi i Nguemës, harroi të kërkonte falje për faktin se kishte mbikëqyrur vetë shumë nga mizoritë e kryera gjatë regjimit të xhaxhait të tij.
Për më tepër, politika e rrëmbimeve shtetërore dhe vrasja e mbështetësve të opozitës, vazhdoi në një mënyrë të pakontrolluar. Të ardhurat nga nafta shkojnë kryesisht tek llogaritë bankare presidenciale – duke e bërë Obiang një nga udhëheqësit më të pasur në botë, me 600 milionë dollarë.
Pavarësisht nga fakti se vendi ka PBB-në më të lartë për banor në Afrikë, shumica dërrmuese e popullsisë jeton në një varfëri ekstreme. Ky vend ka bërë bujë, duke përzgjedhur atletët e tij olimpikë në një mënyrë krejtësisht rastësore, përfshirë një notar i cili “nuk kishte parë asnjëherë me sy një pishinë 50 metra të gjatë”, duke regjistruar kohën më të ngadaltë në historinë olimpike.