Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Veliaj flet si ish-aktivist: Admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(Video) Shihni si shkatërrohet “automjeti” i Erjon Veliajt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për TCH pas protestave të studentëve, u kërkoi atyre që të ulen të dialogojnë. Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.

Kryetari i Bashkisë Tiranë i tha Top Channel-it në Londër se, ndonëse bashkia nuk ka kompetenca për arsimin e lartë, si kryebashkiak dhe si ish-aktivist i protestave ka “vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët”. Sipas tij, reformën në arsim shumë vetë e kanë keqkuptuar, ku rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë.

Duke folur për Top Channel në Londër, Erion Veliaj dha këtë mesazh për studentët protestues: “Thirrja ime për studentët është mos u influenconi nga partitë! Unë e di që në çdo fakultet dhe në çdo klasë janë lacat e partive që mundohen të ndezin disa zjarre të paqena . Thirrja ime është mos mendoni për ata politikanë që kanë hallin vetëm të zgjedhjeve të ardhshme, Kryeministri i vendit dhe unë s’kemi fare merak zgjedhjet e ardhshme por sigurisht që kemi merak gjeneratën e ardhshme, ndaj thirrja ime është injoroni partitë.

PD e LSI ka hallet e veta dhe nuk mund të zgjidhë hallet e veta duke përdorur hallin e studentëve. Nëse studentët ulen, maksimizojnë këtë mundësi fantastike, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme bashkë”. Në lidhje me Kartën e Studentit, Veliaj tha: “Bashkia do ta emetonte nëse universitetet do kishin ngelur të gjitha shtetërore. Për sa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një ndër detyrat që duhet të bëjmë, megjithatë pranoj më kënaqësi ta emetoj kartën e studentit por kjo është gjithashtu një gjë tjetër për të cilën duhet të ulemi.

Ne duhet të ulemi për t’u siguruar që me kartën e studentit, universiteti i Tiranës mund të shkonte në palestrën e Universitetit të Sporteve, me këtë kartën e Universitetit të Sporteve mund të shkonte në Bibliotekën e Politeknikut, por kjo janë të gjitha detaje që nëse universitetet nuk i realizojnë dot vetë, siç ishte plani fillestar, prapë mund t’i bëjë Bashkia por pa u ulur e pa diskutuar se çfarë platformash do vendosim në këtë kartë është e kotë që ne të themi po, po, po dhe ndërkohë nuk e implementojmë dot sepse nuk i kemi këto informacione dhe këtë dakordësi nga studentët dhe fakultetet”.

Erjon Veliaj ishte në Londër si i ftuar special i programit më popullor të Radio BBC World Service i quajtur The Weekend. Edhe pse programi diskuton ngjarje të rëndësishme të javës në botë, BBC i ka dhënë mundësi për të promovuar Tiranën dhe transformimet e saj./TCH

TË LIDHURA

Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!
Politikë

Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!

18:40 | 04/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi
Aktualitet

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik
Politikë

120.5 mln euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Malaj: Projekti, investim strategjik

16:44 | 04/12/2025
Next Post
Gjermania të anulojë projektin rus të gazsjellësit “Nord Stream 2”

Gjermania të anulojë projektin rus të gazsjellësit “Nord Stream 2”

Rama: Ata që janë tani në protestë, le të rrinë dhe 10 vite

Foto/ Rama nuk ‘lë gur pa lëvizur’: Po na bëhet dialogu burrë

Guvernatori ‘ultimatum’ bankave: Rrisni kredinë, ndihmoni bizneset

Guvernatori ‘ultimatum’ bankave: Rrisni kredinë, ndihmoni bizneset







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!
Politikë

Berisha nga Mirdita: Kjo është foltorja e jetës sime!

by mirseda
18:40 | 04/12/2025
0

Këtë të enjte, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e tij të foltores duke...

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

18:14 | 04/12/2025
Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

17:16 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com